Artistic Intervention

22.07 → 30.10.2022

Wheelchair Accessible, WC Available

Grand Hotel Prishtina

participants

Off Season

Ndërhyrje artistike – Off Season Collective

Touring exhibition, 2022. © Off Season Collective. Photo © Manifesta 14 Prishtina | Majlinda Hoxha

Rezidenca e artistëve Off Season është platformë eksperimentale për hetimin e turizmit nëpërmjet hulumtimit dhe praktikës artistike. E krijuar nga një kolektiv i punonjësve të kulturës nga Kosova, Shqipëria, Rumania dhe Gjermania, ajo eksploron specifikisht marrëdhënien e turizmit me zhvillimin dhe trashëgiminë e Evropës Juglindore – si dhe me botën e artit në përgjithësi.

Edicioni i parë i rezidencës u zhvillua në resortin bregdetar shqiptar të Radhimës në fazat e hershme të pandemisë. Duke përfituar nga zbrazëtia e një vendi përndryshe të pushtuar nga turistët, pjesëmarrësit kaluan tri javë duke eksploruar zonën.

Skulpturat, instalacionet zanore, videot dhe tekstet që dalin nga kërkimi i tyre pasqyrojnë bashkëjetesën e frikshme të deteve dhe qiejve piktoreskë me gjurmët e epokës komuniste, paranojën e saj militante ende të gdhendur në peizazh dhe në kujtesën e atyre që atje jetojnë.

Ekspozita e punimeve u konceptua si “agjensi turistike” udhëtuese. Duke filluar me vjeshtën e kaluar në Tiranë, shou ndërkohë ka përshkuar Bukureshtin, Kluzhin dhe Radhimën, duke evoluuar ndërsa lëviz. Ndalesa e fundit në itinerarin e tij është Prishtina.

Off Season

Artistët: Brigita Antoni, Anna Baranowski, Valentina Bonizzi, Vlad Brăteanu, Ioana Vreme Moser; ekipi: Dan Angelescu, Dea Buza, Donika Çina, Bianca Oana, Flaviu Rogojan, Elian Stefa

2022 

Programi i rezidencës dhe ekspozita shëtitëse 

Mundësuar falë Kolektivit

Exhibition

Abi Shehu & Gerta Xhaferaj “Nekrografi”

13.09.2022 10.00-20.00
Grand Hotel Prishtina

Open Tour

Guida të hapura: Takohemi në Grand Hotel Prishtina!

25.10.2022 10.00-11.30
Grand Hotel Prishtina

Workshop

Punëtoria “Zhvillimi i aftësive të tregimit përmes artit dhe teknologjisë”

11.08.2022 09.30-12.30
Grand Hotel Prishtina