participants
Igor SimićNdërhyrje artistike – Igor Simić
A mund të frymëzojnë Donald Trump dhe Elon Musk? Të dy ata, në tandem? Nëse jeni duke zhvilluar videolojë post-apokaliptike, atëherë përgjigjja është po. Duke nxjerrë një qëndrim ironik ndaj zhanrit, Golf Club: Wasteland [Klubi i golfit: Wasteland] i ofron botës së lojërave një skenar të ri që edhe lexuesi më i pakujdesshëm i gazetës do ta lidhte me presidentin që luan golf dhe entuziastin e gjithësisë.
Për dallim nga shumë të ngjashme me të, videoloja e Igor Simić-it shkëmben përzierjen klasike të luftimeve dhe zgjidhjes së problemeve për një lojë të vetme golfi. Një katastrofë globale, kështu nis rrëfimi, ka zhdukur nëntëdhjetë e nëntë përqind të njerëzimit.
Toka është bërë e pabanueshme; të pasurit kanë ikur në Mars. Të shqetësuar për ditët e mira dikur në Tokë, qytetarët e Marsit dëgjojnë dhe thërrasin radio-stacionin Radio Nostalgia nga Marsi, ndërsa ultra të pasurit kthehen përsëri në Tokë për një raund të fundit golfi. Ti, lojtari, ndodh të jesh njëri nga këta.
Ndërsa valëvit shkopin dhe godet topin e golfit nëpër rrënoja, nga një monument brutalist te një qendër tregtare, mund të kuptosh pak e pak – vrimë pas vrime – se çfarë kishte shkuar keq.
Punimi i Igor Simic
Golf Club: Wasteland
2018/2021
Videolojë dhe kolonë zanore
Mundësuar falë artistit dhe Galerisë Anita Beckers
Open Tour
Guida të hapura: Takohemi në Observatorin e Prishtinës
28.10.2022 16.00-17.30
● Observatori i Prishtinës