Open Tour

28.10.2022 16.00-17.30
Observatori i Prishtinës

Guida të hapura: Takohemi në Observatorin e Prishtinës

Observatori i Prishtinës © Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla

Pika e takimit: Observatorin e Prishtinës - çdo të premte në orën 16.00

Përgjatë Manifesta 14 Prishtina, do të ofrojmë guida të hapura falas. Këto guida do të mbahen çdo ditë, nga e marta në të diel, në orare të ndryshme.

Guidat Sociale eksplorojnë tre hapësira të cilat paraqesin vendndodhje të zakonshme për argëtim dhe për aktivitete shoqërore në kontekstin e periudhës së modernizimit të Prishtinës.

Guida nis në Observatorin e Prishtinës, një hapësirë e veçantë e inaguruar në vitet ‘70, si hapësirë e rëndësishme për kërkim shkencor dhe zhvillim të komunitetit në Jugosllavi, që për 30 vite ka qënë jashtë funksionit dhe tanimë është e përdorshme. Guida më pas vijon në Kino Armata, një hapësirë alternative me histori komplekse, më së fundmi e rikthyer në një hapësirë kulturore që përpilon një program të pasur me muzikë dhe shfaqje të filmave. Guida përmbyllet në rrugën e njohur si kafet e rakisë që frekuentohet rregullisht nga vendasit e ku do të kemi mundësinë të shohim ndërhyrjen urbane të kryer nga Carlo Ratti Associati si pjesë e Manifesta 14. E titulluar si Guida Sociale, bën të mundur që vizitorët të kenë një eksperiencë të dorës së parë të jetës shoqërore në Prishtinë, jo thjeshtë si vëzhgues, por si pjesëmarrës aktivë në histori. Kjo guidë gjithashtu eksploron hapësirat e rikthyera nga dhe për komunitetin në Prishtinë.

Për t’u regjistruar në këto guida duhet të kontaktoni pikën e informacionit në Grand Hotel Prishtina. Vendet e rezervimit për këto guida ofrohen për ata që regjistrohen të parët, deri në 15 minuta para se të nisë guida.

Guidat ofrohen në gjuhën angleze dhe shqipe – ndërmjetësuesi do të flasë në gjuhën që më së miri i përshtatet grupit të vizitorëve.

Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – Igor Simić

22.07 → 30.10.2022 10.00-00.00
Observatori i Prishtinës