Performance

23 → 21.10.2022 17.00-17.30

Wheelchair Accessible, WC Available

Grand Hotel Prishtina

participants

Mette Sterre

Mette Sterre Performance at ‘Seapussy Power Galore – Abcession’

Seapussy Power Galore – Abcession (If you don't know, you don't grow) , 2021-22, © Mette Sterre Photo © Manifesta 14 Prishtina Majlinda Hoxha

 Trillet spekulative të Mette Sterre-s fillojnë pa ndryshim me maskat e trupit që ajo skalit. Vetëm kur këto krijime groteske të papërmbajtshme bëhen lëkurë e dytë për ata që i veshin, vetjet e artistes dalin plotësisht në pah; vetëm atëherë përhapen rrëfimet e tyre.

Seapussy Power Galore – Abcesi (Po nuk e dite, nuk rritesh) zhyt si interpretuesin ashtu edhe shikuesin në një botë nënujore gurgulluese që merr frymë dhe përpëlitet, tërhiqet e rrjedh. Figura qendrore në peizazhin detar të Sterre-s evokon sirenën. Që nga lashtësitë, hibridet e tilla njeri-kafshë janë paraqitur nëpër mitet e shumë kulturave.

Me gjithë fuqinë erotike, zakonisht kundrohen si me të meta e të paafta, si të papërshtatshme e të paafta për të mbijetuar në tokë, e megjithatë asnjëherë krejt në shtëpi as brenda në ujë.

Sterre e kundërshton këtë rrëfimtari duke e lidhur gruan e ujit me një furnizim ajri, ashtu që ajo të ndihet vërtet si në shtëpi nën det. Sirena takon kiborgun – e mandej? 

Mette Sterre do të mbajë një performancë live në instalacionin e punës së saj Seapussy Power Galore – Abcession (If you don’t know, you don’t grow) në katin e nëntë të Grand Hotel Prishtina. Kjo performancë do të mbahet të shtunën, më datë 23 korrik prej orës 17:00 deri në 17:30.

Exhibition

Abi Shehu & Gerta Xhaferaj “Nekrografi”

13.09.2022 10.00-20.00
Grand Hotel Prishtina

Open Tour

Guida të hapura: Takohemi në Grand Hotel Prishtina!

25.10.2022 10.00-11.30
Grand Hotel Prishtina

Workshop

Punëtoria “Zhvillimi i aftësive të tregimit përmes artit dhe teknologjisë”

11.08.2022 09.30-12.30
Grand Hotel Prishtina