participants
Driant ZeneliKafshët. Na ishte një herë…Në kohën e tashme. Prezantim nga Driant Zeneli
Na u bashkoni në Qendrën për Praktikë Rrëfyese, për një pasdite me Driant Zenelin, teksa do të prezantojë dhe flasë në lidhje me punën e tij Kafshët. Na ishte një herë…ne kohen e tashme. Triologji 2019-2022, të paraqitur në katin e nëntë të Grand Hotel Prishtina, nën temën – mbi spekulimin.
Rreth artistit:
Kërkimi i Driant Zenelit (1983, AL) ripërkufizon idenë e humbjes, utopisë dhe ëndërrimit duke i pozicionuar ato si ide që hapin shteg për mundësi të tjera. Zeneli punon mes formave të ndryshme të prodhimit artistik, nga vizatimi tek filmi e perfomancat.
Për Zenelin, kreativiteti mbështetet në takime të rastësishme. Perfomancat e tij marrin formën e ndërhyrjeve pjesëmarrëse, përgjatë së cilave artisti bashkëkrijon kuptim me audiencën. Në filmat e tij, fuqia dhe historia ndërthuren me narrativat individuale, duke krijuar utopi që tjetërsojnë rendin e natyrshëm të gjërave.
Prej vitit 2008, Zeneli ka nisur një projekt të edukimit përmes artit dedikuar marrëdhënies mes praktikës dhe kërkimit, duke hulumtuar praktika alternative të edukimit dhe krijimit. Zeneli gjithashtu krijon punëtori të rrëfimtarisë për fëmijët duke përdorur mjete elektronike dhe robotike për të krijuar për të krijuar vetëkuptim më të thellë dhe për të inkurajuar lojën imagjinative.
Screening
Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese
01
→
30.10.2022 10.00-16.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese
Event
Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley
29.10.2022 00.00-14.30
● Qendra për Praktikë Rrëfyese