Open Tour

29.10.2022 16.00-17.30

Wheelchair Accessible, WC Available

Pallati i Rinisë dhe Sporteve

Guida të hapura: Takohemi në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve

Pika e takimit: Pallatin e Rinisë dhe Sporteve -çdo të shtunë në orën 18.00

Përgjatë Manifesta 14 Prishtina, do të ofrojmë guida të hapura falas. Këto guida do të mbahen çdo ditë, nga e marta në të diel, në orare të ndryshme.

Ne nisim udhën tonë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, të ndërtuar më 1977 me stil brutalist. Sot, në të, mbahen aktivitete të ndryshme ndërsa një pjesë e mirë e kësaj hapësirave mbetet ende bosh dhe e papërdorur. Duke kaluar rrugën, ne përshkojmë mes Rilindjes, ish-shtëpinë botuese që u hap më 1945 e cila ishte e dyta shtëpi botuese në të gjithë Ballkanin për nga kapaciteti dhe e para që publikoi e shpërndau gazeta /revista në gjuhën shqipe. Duke kaluar mes Korridorit të Gjelbër, udha jonë na drejton në një ndërhyrje të shkallës së madhe nga raumlaborberlin që transformon pjesë të Fabrikës së Tullave, një hapësirë industriale ku janë prodhuar tullat që kanë ndërtuar qytetin e Prishtinës, në një qendër për mësim ekologjik e urban.

Për t’u regjistruar në këto guida duhet të kontaktoni pikën e informacionit në Grand Hotel Prishtina. Vendet e rezervimit për këto guida ofrohen për ata që regjistrohen të parët, deri në 15 minuta para se të nisë guida.

Guidat ofrohen në gjuhën angleze dhe shqipe – ndërmjetësuesi do të flasë në gjuhën që më së miri i përshtatet grupit të vizitorëve.

Event

Confutatis – nga se janë të bërë heronjtë? Një performancë nga Velimir Zernoski në bashkëpunim me Kolektiv Veternica, Skopje and Trisomija 21, Skopje, Joana Ristesca and Filip Mitrov.

28.10.2022 19.00-20.30
Pallati i Rinisë dhe Sporteve

Mediation Programme

Lojëra në lëvizje në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve

23.10.2022 16.00-18.00
Pallati i Rinisë dhe Sporteve

Event

Publikimi e “Zbulo Historinë Tënde: Manual për kulturën lokale”

30.09.2022 16.00-18.00
Pallati i Rinisë dhe Sporteve