participants
ICA-SofiaBisedë me artistë: Aksiniya Peycheva
Na u bashkoni në një bisedë me artisten Aksiniya Peycheva e cila do të flasë më shumë mbi punën e kryer në projektin “Self-spaning (a Triumph of Empathy) që është vendosur në Galerinë e Fakultetit të Arteve për Manifesta 14 Prishtina.
Aksiniya Peycheva (l. 1990, Kyustendil, Bullgari) jeton dhe punon në Sofje. Fokusi i punës së saj është procesi i ‘përkthimit vizuel’ ku ajo shqyrton mënyrat e mundshme të lëvizjes së pjesëve të informacionit midis fushave të ndryshme të njohurive se ‘si mund të kombinohen një ose disa fusha shkencore për t’iu përgjigjur një pyetjeje të rëndësishme vetëm për artin.’
Aksiniya shpesh bashkëpunon me shkencëtarë dhe projektet e saj shoqërohen edhe me një pjesë teorike, rezultat i një studimi të gjatë mbi tema të caktuara, ku përfshihet edhe tema e përkthimit vizuel të muzikës apo dhimbjes. Ajo mban një doktoraturë nga Akademia Kombëtare e Arteve, Sofje. Ndër ekspozitat e saj personale janë: Tales of the Limit (2021) në Galerinë Heerz Tooya, Veliko Tarnovo, Bullgari; BioRecontstruction (…of a Future Moment) (2019), ICA-Galeria Sofia, e kuruar nga Nedko Solakov, Trauma Mapping (2018), ICA-Sofia Gallery, kuruar nga Luchezar Boyadjiev. Punimet e saj janë prezentuar në Galerinë Drugomore, Rijeka, Kroaci; Festivali Ars Electronica 2019, Austri.
Screening
Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese
01
→
30.10.2022 10.00-16.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese
Event
Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley
29.10.2022 00.00-14.30
● Qendra për Praktikë Rrëfyese