Shfaqje e dokumentarit: “Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfuni”, Ilir Hasanaj
Filmi ”Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfuni” do të shfaqet në Prishtinë, në Kino ARMATA, të martën me 13 shtator duke filluar prej orës 19:00.
Pas filmit do të ketë Q&A me ekipin e filmit.
PËR FILMIN
Thonë se shtëpia është ndjenjë, por ku është shtëpia, kur nuk të lejohet të ndihesh në shtëpi as veç brenda trupit dhe mendjes tënde? Çka është vetja, kur ajo vazhdimisht refuzohet dhe përzuret?
Në shoqëri që bujarisht kultivojnë e mirëmbajnë hapësira ku vetet heteronormative mund të performohen e që janë gati natyrshëm mospranuese ndaj veteve që janë ndryshe nga normalja e pranuar përgjithësisht – pesha e të qenit është shpesh e papërballueshme.
Sidoqoftë, lufta për depërtim është e fuqishme!
“Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfuni” shpalos tregime intime të personave LGBTQ nga Kosova dhe kërkimin e tyre të parreshtur për një vend që u ofron hapësirë për të qenë.
Public Program
International Biennial Association – Dita e dyte
21.10.2022 09.00-15.30
● Kino ARMATA
Public Program
International Biennial Association – Dita e parë
20.10.2022 09.00-12.30
● Kino ARMATA