participants
Flaka HalitiBisedë me Flaka Halitin dhe Joanna Warsza-n
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në një bisedë publike mes artistes Flaka Haliti dhe kuratores Joanna Warsza. Biseda niset nga ndërhyrja artistike e Flakës “Nën diell shpjego çfarë ka ndodhur” që është vendosur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe vazhdon në praktikën e saj të përgjithshme.
Pikëtakimi: Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Më shumë për pjesëmarrëset:
Flaka Haliti (1982, RKS) është një artiste praktika e së cilës përfshin mix media dhe instalacione hapësinore me një qasje specifike ndaj vendit në të cilin zhvillohen.
Haliti, hulumton temën e përvetësimit dhe ri-lidhjes në punën e saj në mënyrë që të krijojë modele të reja e hibride. Ajo angazhohet me reflektimin politik dhe preokupimet gjeopolitike duke theksuar se si perceptime të ndryshme vizuale dhe konceptuale mund të ndryshojnë perceptimet individuale. Përmes punës së saj, ajo reflekton mbi tema si: kufijtë territorial dhe fuqitë, përfshirë kufijtë shtetëror ose ente si Kombet e Bashkuara ose Bashkimi Evropian.
Puna e Halitit përballet me politikën e mjegullt të të ndërtimit të identitetit, duke synuar të shkojë përtej kategorizimeve të gjinisë ose ideve kombëtare të përkatësisë.
Joanna Warsza është bashkë-kuratore e pavijonit të Polonisë në edicionin e 59-të të bienales së Venecias me punime të artistes rome Malgorzata Mirga-Tas, është drejtore e programacionit në Curator Lab në Universitetin e Arteve Konstfack në Stokholm dhe ka bashkë-kuruar me Övül Ö. Durmusoglu edicionet 3 dhe 4 të bienales Autostrada në Kosovë.
Workshop
Punëtoria e ndërtimit të furrës prej balte nga GAIA.
09.10.2022 10.00-17.00
● Fabrika e Tullave