Artistic Intervention
Wheelchair Accessible, WC Available
• Pallati i Rinisë dhe Sporteveparticipants
Lee BulNdërhyrje artistike – Lee Bul
Duke folur për elipsoidin lundrues prej shtatëmbëdhjetë metrash, Lee Bul formuloi një varg pyetjesh qendrore për praktikën e saj të përgjithshme: “Çka ëndërruam në të kaluarën dhe çka kemi provuar? Çka ndodhi dhe si mund ta përdorim ende?”
Në skulpturat, instalacionet, shfaqjet dhe videot e saj, artistja eksploron dehjen dhe boshllëqet e mendimit utopik në kontekste të ndryshme historike, këtë herë duke e kthyer vështrimin tek lundra ajrore.
Duke kujtuar Hindenburgun, i cili, duke fluturuar nën flamurin nacional-socialist, shpërtheu në flakë më 1937, balona e saj e argjendtë mishëron cenueshmërinë e ëndrrave – jo vetëm ndaj aksidenteve, por edhe ndaj instrumentalizimit dhe çoroditjes politike.
Ndërsa lëviz mes çatisë së ngritur të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve të Prishtinës – një ikonë e arkitekturës socialiste jugosllave – dhe makinave tokësore të parkuara në arenën sportive të djegur, balona e argjendtë e Lee Bul na fton të reflektojmë mbi atë që mund të shpëtojmë nga ëndrrat e të kaluarës dhe çka mund të sjellë kjo për të ardhmen.
Works
Willing to Be Vulnerable – Metalized Balloon V4
2015/2020
Pëlhurë najloni taffeta, poliester me folie alumini, ventilator, kabllo elektrike
300 × 1700 × 300 cm
Mundësuar falë artistes
Event
Confutatis – nga se janë të bërë heronjtë? Një performancë nga Velimir Zernoski në bashkëpunim me Kolektiv Veternica, Skopje and Trisomija 21, Skopje, Joana Ristesca and Filip Mitrov.
28.10.2022 19.00-20.30
● Pallati i Rinisë dhe Sporteve
Mediation Programme
Lojëra në lëvizje në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve
23.10.2022 16.00-18.00
● Pallati i Rinisë dhe Sporteve
Event
Publikimi e “Zbulo Historinë Tënde: Manual për kulturën lokale”
30.09.2022 16.00-18.00
● Pallati i Rinisë dhe Sporteve