opening hours
Nga e marta në të diel
10:00 - 20:00
Muzeu i Kosovës
I hapur që nga viti 1949, Muzeu i Kosovës është një nga institucionet më të vjetra kulturore dhe historike në Kosovë.
Koleksioni i këtij muzeu përfshin zbulime arkeologjike, dokumentacione historike, artefakte etnografike të cilat zbulojnë më shumë mbi qëndrimin e shqiptarëve në këto territore ndër kohëra e deri tek zhvillimet më të rëndësishme të fundme në Kosovë dhe rrjedhën e tyre.
Në shkurt të vitit 1999, pranë fundit të shtypjes serbe në Kosovë, kolekstioni kryesor i Muzeut të Kosovës u mor për një ekspozitë në Beograd dhe nuk u kthe më. Prej atëherë disa prej artefakteve më të rëndësishme mbahen ne Muzeun Kombëtar dhe në Muzeun Etnografik në Beograd.
Kjo ndërtesë është e vendosur në atë pjesë të qytetit që lidh Qytetin e Vjetër me qendrën e Prishtinës. Mban një stil specifik arkitekturor që i përket periudhës së ndikimit austro-hungarez që nënkupton veçantësinë e saj krahasuar me zhvillimet e tjera urbane në kryeqytet. Më parë se të ishte një qendër për kulturën dhe historinë, në hapësirat e saj qëndronte selia e një baze ushtarake.
Përbrenda muzeut mund të njihni trazirat e arritjet e Kosovës. Një nga pjesët më interesante të vizitës në këtë muze është dhe mundësia për të vërejtur dokumentimet dhe fotografitë që tregojnë momente të pavarësisë së Kosovës, që gjenden në katin e dytë.
Permanent
Artistic Intervention
Ndërhyrje artistike – Sahej Rahal
22.07
→
30.10.2022 10.00-00.00
● Muzeu i Kosovës