opening hours
Nga e marta në të diel
10:00 - 20:00
Memoriali i Martirëve të Luftës së Dytë Botërore
Memoriali i Martirëve të Luftës së Dytë Botërore gjendet në zonën e Velanisë në Prishtinë. Projektuar nga Svetislav Ličina dhe zbuluar për publikun në vitin 1961, monumenti nderon ata që dhanë jetën në Luftën e Dytë Botërore. Me pamjen e tij panoramike mbi qytet, memoriali është një vend evokues për të konsideruar heroizmin dhe sakrificën që e ka bërë Prishtinën dhe Kosovën, atë që është sot.
Dizajni themelor paraqet një platformë të kalldrëmtë me kthina betoni. Në qendër është vendosur një sferë cilindrike metali. Dizajni është universal në kuptimin që nuk paraqet motive të lidhura me grupe specifike, por i përfaqëson të gjithë në përpjekjen e tyre për humanizëm.
Pas ndryshimeve politike dhe sociale të viteve 1990, statusi i memorialit u hodh në pasiguri dhe një numër i konsiderueshëm i elementeve kryesore të tij u degraduan ose u zhdukën. Grafitet përreth monumentit tregojnë kompleksitetin e përkujtimit në Kosovën bashkëkohore. Pranë monumentit gjendet vendi i prehjes së Ibrahim Rrugovës, akademikut dhe liderit politik e që ishte presidenti i parë i Kosovës.
Permanent
Artistic Intervention
Ndërhyrje artistike – Sislej Xhafa
22.07
→
30.10.2022 10.00-00.00
● Memoriali i Martirëve të Luftës së Dytë Botërore
Artistic Intervention
Ndërhyrje artistike – Sislej Xhafa
22.07
→
30.10.2022 10.00-00.00
● Memoriali i Martirëve të Luftës së Dytë Botërore