Programi i Bienales
Manifesta 14 Prishtina do të mbahet për 100 ditë, duke filluar këtë verë!
Përgjatë 25 hapësirave ikonike – nga Pallati i Rinisë dhe Sporteve tek Hamami i Madh – Manifesta 14 do të jetë kudo në Prishtinë përmes ndërhyrjeve artistike dhe urbane!
Programi i bienales përmban mbi 100 pjesëmarrës prej më shumë se 30 shtetesh, të cilët do të paraqesin, ekspozita, evente, performanca dhe ndërhyrje në hapësira publike të ndryshme të Prishtinës. Për t’ju udhëzuar përgjatë rrugës, do jenë Guidat e Ndërmjetësuara që eksplorojnë tematika dhe hapësira të ndryshme përreth qytetit.
Si pjesë të bienales tonë, do të zhvillojmë një Program Rajonal dhe Programe të Shkollave dhe Edukimit.
Programi ka një qasje radikale vendore dhe është formësuar prej një hulumtimi të gjërë para-bienal. Ky hulumtim identifikoi shqetësimet kyçe të komunitetit të Prishtinës dhe se si duhet t’i adresojë këto shqetësime Manifesta përmes programit artistik dhe urban të saj.
Nën titullin: ka rëndësi çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe, programi artistik i Manifesta 14 merr përsipër sfidën e eksplorimit të rrëfimtarisë kolektive. Programi artistik paraqet mbi 100 pjesëmarrës 37% e të cilëve janë nga Kosova duke shtuar 23% të tyre që vijnë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Duke u qendërzuar rreth: një institucioni afatgjatë kulturore “Qendra për Praktikë Rrëfyese”, ish- Fabrikës së Tullave, Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe Grand Hotel Prishtina, programi do të nisë prej 22 korrikut dhe përfshin ekspozita, performanca dhe ndërhyrje.
Vizioni Urban i krijuar nga CRA-Carlo Ratti Associati, para bienales ka formësuar programin duke identifikuar mundësitë për rikthimin e hapësirës publike tek qytetarët e Prishtinës, një hapësirë të re të gjelbër që Manifesta e ka rinovuar dhe hapësira për guida. Manifesta 14 bën bashkë këto dy shtylla të programit artistik për të patur një qasje shumëdisiplinore për Prishtinën.
Për të udhëzuar vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë do të ketë guida përmes Prishtinës për të vizituar të gjitha ndërhyrjet e gjithashtu do të jenë Guidat e Ndërmjetësura të organizuara nga ekipi i Edukimit dhe Ndërmjetësimit. Një pjesë e qenësishme e kësaj bienaleje janë pesë Guidat e Ndërmjetësuara që do të inkurajojnë vizitorët të zbulojnë më shumë për Prishtinës mes zbulimit të rrëfimeve të secilës hapësirë ku do të mbahen ndërhyrjet ndërsa krijojnë dialog edhe me kontekstin ku gjenden: si një mënyrë krejt e re për të parë Prishtinën dhe ndërhyrjet në të. Lexo më shumë për Guidat e Ndërmjetësuara këtu.
Ne do të shfaqim ndërhyrjet urbane dhe artistike përgjatë muajve në vijim. Na ndiqni në rrjetet tona sociale dhe regjistrohuni në buletinin tonë për të zbuluar më shumë për lajmet dhe përditësimet e fundit!
Ju mirëpresim në Manifesta 14 Prishtina!