Tuan Andrew Nguyen

1976, VN Website
The Sounds of Cannons, Familiar Like Sad Refrains (Đ ạ i Bác Nghe Quen Như Câu D ạ o Bu ồ n) , 2021, © Tuan Andrew Nguyen. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
The Sounds of Cannons, Familiar Like Sad Refrains (Đ ạ i Bác Nghe Quen Như Câu D ạ o Bu ồ n) , 2021, © Tuan Andrew Nguyen. Photo © Manifesta 14 Prishtina /
The Sounds of Cannons, Familiar Like Sad Refrains (Đ ạ i Bác Nghe Quen Như Câu D ạ o Bu ồ n) , 2021, © Tuan Andrew Nguyen. Photo © Manifesta 14 Prishtina /
The Sounds of Cannons, Familiar Like Sad Refrains (Đ ạ i Bác Nghe Quen Như Câu D ạ o Bu ồ n) , 2021, © Tuan Andrew Nguyen. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Sado idilike që mund të duken, peizazhet e pasluftës shpesh dëshmojnë – dhe madje përjetësojnë – shkatërrimin prej luftës. Në Vietnam, Laos dhe Kamboxhia, vende që iu nënshtruan bombardimeve më të pamëshirshme ajrore në historinë e luftës njerëzore, ende është kështu.

Që nga fundi i Luftës së Vietnamit, mbi 120 mijë njerëz janë vrarë nga shpërthimet e vonuara të minave tokësore dhe të bombave. Duke u mbështetur në traditën animiste, vepra e Tuan Andrew Nguyen-it eksploron se si mund të shërohen peizazhet e tilla – nga perspektiva e pazakontë e një bombe.

E pajisur si me mendje ashtu edhe me shpirt, bomba shqyrton se si u gjet aty ku është dhe çka mund ta mbyllë – pas dekadash që ndodhet e shtrirë nën tokë duke pritur të përmbushë misionin e vet.

Ajo në reflektimin e saj mbi historinë dhe të tashmen shoqërohet nga një këngë e famshme prej viteve 1960 nga kantautori dhe poeti vietnamez Trịnh Công Sơn, titulli i të cilës përkthehet si Ninullë e topave për natën. 

Tuan Andrew Nguyen (1976, VN) përdor një praktikë e cila eksploron strategjitë e rezistencës politike të aktivizuar përmes kundër kujtesës dhe post-kujtesës. Një pjesë thelbësore e punëve në video dhe në skulpturë të Nguyen është përmbledhja dhe ripunimi i narrativave përmes historisë dhe mbinatyralizimit, ku trilli dhe fakti janë të përgjegjshme njësoj.

Punimi

Tuan Andrew Nguyen

The Sounds of Cannons, Familiar Like Sad Refrains (Đại Bác Nghe Quen Như Câu Dạo Buồn) 

2021 

Video dykanalëshe, me ngjyra, me zë, 9:41 min 

Mundësuar falë artistit dhe James Cohan NY, dhe me mbështetjen e TBA21