Thao Nguyen Phan

1987, VN
Becoming Alluvium , 2019, © Thao Nguyen Phan. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Becoming Alluvium , 2019, © Thao Nguyen Phan. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Becoming Alluvium , 2019, © Thao Nguyen Phan. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Lumi Mekong është një masë uji me rëndësi të madhe materiale e shpirtërore për njerëzit që jetojnë skaj brigjeve të tij. Ai rrjedh nga Rrafshnalta Tibetiane për te Deti i Kinës Jugore, duke kaluar nëpër Kinë, Mjanmar, Laos, Tajlandë, Kamboxhia dhe Vietnam gjatë rrugës. Në Becoming Alluvium  [Të bëhesh lymishte], Thao Ngujen Fan reflekton se si lumi është ndikuar nga lufta, bujqësia, peshkimi i tepërt dhe ndotja. Alegoria e saj, duke ndërthurë mitet dhe historitë me ngjarjet faktike, bazohet në mendimet dhe shkrimet e Rabindranat Tagorës, Marguerite Duras-it dhe Italo Calvino-s, si dhe në përrallat tradicionale të Kmerit. Artistja kombinon pamjet e gjetura me animacionin dhe materialin e vet filmik si pjesë të një projekti hulumtues mbi historitë dhe të ardhmet e mundshme të lumit. Kërkimi i saj reflektues shpaloset në tre kapituj. I nisur me shkatërrimin, rrëfimi përfundon me rigjenerim dhe ripërtëritje.

Thao Nguyen Phan (VN, 1987) është e trajnuar si piktore, e ajo është një artiste shumëmediale, praktika e të cilës ngërthen videon, pikturën dhe instalacionin. Ajo vizaton e frymëzuar nga letërsia, filozofia dhe e përditshmja.

Phan vështron çështje të ndërlikuara në histori dhe konvencione shoqërore. Phan ka shfaqur punët e saj ndërkombëtarisht me ekspozita vetjake dhe në grup duke përfshirë: Tate St Ives, (Kornuall, Mbretëri e Bashkuar, 2022); Chisenhale gallery (Londër, 2020); WIELS (Bruksel, 2020); Rockbund Art Museum (Shangai, 2019); Lyon Biennale (Lion, 2019); Sharjah Biennial (Sharjah Art Foundation, 2019); Dhaka Art Summit (2018); Factory Contemporary Art Centre (Ho Chi Minh City, 2017); ndër të tjera.

Ajo ishte pjesë e listës së shkurtër për çmimin Hugo Boss Asia Art Award në vitin 2019 dhe iu dha cmimi Han Nefkens Foundation—LOOP Barcelona Video Art Production Award në vitin 2018 në bashkëpunim me Fondacionin Joan Miro. Duke iu bashkangjitur punës së saj si artistike shumëmediale ajo është edhe bashkëthemeluesje e kolektivit Art Labor që eksploron praktika të ndryshme disiplinore dhe zhvillon projekte artit në shërbim të komunitetit vendor.

Punimet

Thao Nguyen Phan
 Becoming Alluvium 
2019 

Video njëkanalëshe, 16:40 min. 

Mundësuar falë artistes dhe Galerisë Zink Waldkirchen 
Prodhuar nga Fondacioni Han Nefkens