StoryLab

Newly conceived 2020, RKS

StoryLab është një nismë ndërdisiplinore për art, shkrim, teknologji, dizajn dhe edukim. Me qendër në Prishtinë, kjo iniciativë nisi në janar të vitit 2020. Qëllimi i tyre kryesor është të eksplorojnë froma të reja ose tradicionale të rrëfimtarisë përmes praktikës, eksperimentimit, hulumtimit dhe edukimit.

Eksperimentimi dhe loja janë të inkurajuara dhe eksperimentet e “dështuara” shihen si mundësi për të mësuar dhe janë pjesë e qenësishme e proceseve inovative. Disa nga eksperiementet e StoryLab përfshijnë: libra arti, zine, video, eksperimentime me publikime, kritikë, komunitetete dhe organizata, evente kulturore, video games. Augmented Reality/Realitet Virtual dhe NFT.

Mes punëtorive të tyre të shkrimit krijues, StoryLab synon të promovojë një gjeneratë të re të rrëfimtarëve. Përmes mentorimit, ata mbështesin krijuesit e rinj duke i përfshirë këta të rinj në projektet e tyre si pjesë e dedikimit të tyre në fuqizimin e rinisë dhe të rritjes së kapaciteteve në industritë kreative në Kosovë.

Permanent

Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – StoryLab

22.07 → 30.10.2022 00.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese