Šejla Kamerić

1976, BA Website
Hooked Bihac. © Sejla Kameric. Photo © Mehmed Mahmutovic
Hooked Bihac. © Sejla Kameric. Photo © Mehmed Mahmutovic
Hooked Bihac. © Sejla Kameric. Photo © Mehmed Mahmutovic
Hooked Bihac. © Sejla Kameric. Photo © Mehmed Mahmutovic

Šejla Kamerić, në praktikën konceptuale, shqyrton politikën e kujtesës, gjuhën e shtypjes dhe format e qëndresës. Punëdoret e përmasave të mëdha nga seria e saj aktuale Hooked [Ngërthyer] janë tipike për këtë qasje. Duke u ngjasuar tenteneve të stërmëdha, ato mishërojnë një formë të qashtër krijimtarie dhe shërbimtarie femërore.

Tentenet janë elemente thelbësore të pajës tradicionale të nusërisë, në Bosnje, Kosovë, Shqipëri ose në cilindo nga vendet në gjithë rajonin. Të varura e të hapura si rrjeta, ato evokojnë endësit e shumtë të mitologjisë, por edhe rrëfimet dhe bëmat e tyre të qëndresës: që nga Minerva, perëndesha romake e historisë, te Filomela, gruaja që, pasi u përdhunua dhe u gjymtua, kërkonte drejtësi për krimet e kryera kundër saj.

Siç përshkruan poeti klasik Ovidi te Metamorfozat, ndonëse Filomelës iu pre gjuha për t’u lënë e pagojë, ajo megjithatë e denoncoi torturuesin: thuri germat e emrit të tij. 

Šejla Kamerić (1976, BA) u lind në Sarajevë, Bosnje Hercegovinë. Ajo ka marrë vlerësim të gjërë për stilin e saj dhe komentet e mprehta dhe intime mbi çështjet sociale. Praktika e Kamerić përfshin filmin, fotografinë, objektet, vizatimet dhe instalacionet.

Elementet më të dendura në punën e saj janë kujtimet e saj, jo të lehta për t’u kapërdirë. Duke prekur subjekte që formësohen nga narrativa jolineare historike e gjithashtu nga historitë personale, Kamerić e vendos veten në fokus të politikave të kujtesës, mënyrat e rezistencës së jetës njerëzore dhe idiosinkracitë e vahzhdueshme të sfidave femërore.

Duke insistuar në empatinë si mekanizmi bazik i komunikimit mes vetes, subjekteve të saj dhe spektatorëve, Kamerić paralajmëron dhe në të njëjtën kohë krijon hapësira për pushtet e arena politike. Pesha e tematikave të saj qëndron në kontrastin e fuqishëm të estetikës së saj specifike dhe përzgjedhja e tematikave delikate.

Punimi

Šejla Kamerić (e lindur më 1976 në Sarajevë, jeton në Sarajevë dhe në Berlin) 

Hooked 

2010 – vijon 

Seri rrjetash të thurura, bardhezi 

Dimensione të ndryshme 

Mundësuar falë artistes dhe Galerisë Tanja Wagner, Berlin