re.act.feminism

2008
A performing archive, exhibition view, 2013, Akademie der Künste, Berlin. © re.act.feminism
A performing archive, exhibition view, 2011, Centro Cultural Montehermoso Kulturunea, Vitoria-Gasteiz. © re.act.feminism

re.act.feminism është projekt ekspozimi dhe arkivi kushtuar artit feminist, queer dhe performancës së lidhur me gjininë nga vitet 1960 deri në vitet 1980 dhe “kthimit” të tij në formën e rishfaqjeve, riformulimeve dhe përfaqësimeve arkivore.

Që kur projekti filloi më 2008, kuratorët e tij Bettina Knaup dhe Beatrice E. Stammer kanë paraqitur vepra nga mbi 180 artistë ndërkombëtarë dhe kolektivë artistësh në ekspozita dhe ngjarje të ndryshme, si edhe në formatet e shtypura dhe online.

Nga viti 2011 deri më 2014, projekti u zgjerua për të përfshi një arkiv të performancës. Platforma online e arkivit përdoret gjerësisht edhe sot. Të motivuar gjatë nga dëshira për të zgjeruar dhe përditësuar këtë platformë, kuratorët kohët e fundit filluan një përsëritje të tretë, faza pilot e të cilës po nis në Manifesta 14 Prishtinë.

Tre kuratore të ftuara – Sofia Dati, EVBG Marie Sophie Beckmann & Julie Gaspard dhe Suza Husse – paraqesin vepra të reja feministe queer nga artistë më të rinj, me një fokus të veçantë në fushën digjitale, re.act.feminism #3 eksploron tri tema: subjektet në zh/dukje, as/gjënë dhe hakmarrjen (avatarët dhe shumëfishat)

re.act.feminism është një projekt hulumtues dhe arkivë që eksploron fushëveprimin ndërkohor të feminizmit dhe artit performativ. Nisur dhe drejtuar nga Bettina Knaup dhe Beatrice E. Stamme, zuri fill me ekspozitën “re.act.feminism – arti performatik në vitet 1960 dhe 1970 sot” në Berlin më 2008 dhe 2009 dhe vazhdoi me “re.act.feminism #2 – arkivë performative” prej 2011 deri më 2014 duke prezantuar më shumë se 180 artistë dhe kolektivë në hapësira të ndryshme të Europës, online dhe në shtyp.

“re.act.feminism #3 – e bashkë-kuruar nga Sofia Dati (Bruksel), EVBG (Marie Sophie Beckmann dhe Julie Gaspard, Berlin) dhe Suza Husse (Berlin) – eksploron arkivën digjitale si hapësirë performative e cila cila konstituohet përmes lidhjeve dhe rezonancave, por edhe ndërhyrjeve, boshllëqeve dhe defekteve.

Punimi

re.act.feminism #3 - polyphonies. interferences. drifts 

Bettina Knaup dhe Beatrice E. Stammer 

re.act.feminism #3 – polifoni. Intereferenca. lëvizje 

2022 

Arkivi online me pjesëmarrjen e Oreet Ashery, Ève Gabriel Chabanon, Eden Tinto Collins, Giulia Essyad, Anni Puolakka dhe Verena Melgarejo Weinandt, ndër të tjerë. 

Kuruar nga Sodia Dati, EVBG (Marie Sophie Beckmann dhe Julie Gaspard) dhe Suza Husee 

Prodhuar nga cross links e.V., financuar nga Stiftung Kunstfond, NEUSTART KULTUR, në bashkëpunim me European Media Studies Potsdam. 

Permanent

Artistic Intervention

Good as Hell: Voicing Resistance

01.01 1970 → 30.10.2022 00.00
Galeria Kombëtare e Kosovës