Marubi National Museum of Photography

1970, AL Website
Giacinto Simini, 1860. © Pietro Marubbi / Marubi National Museum of Photography
Giovani Canale with his friend. No year. © Pietro Marubbi / Marubi National Museum of Photography
Pietro Marubbi inside a tea cup. No year. © Pietro Marubbi / Marubi National Museum of Photography

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi (AL) u themelua për të promovuar arkivën fotografikë të krijuar nga Dinastia e fotografëve Marubi dhe bashkë-zhvillues të imazheve në Shkodër. Në qendër të këtij projekti muzeal është trashëgimia e ‘Photo-Studdio Marubbi’ e themeluar nga Pietro Marubbi, një piktor dhe arkitekt italian.

Studioja e familjes Marubbi u mirëmbajt nga gjeneratat e ardhshme përgjatë shekullit të XX, e më tej pasardhësit e tij u detyruan ta shpërbëjnë studion në favor të anonimitetit kolektiv komunist. Më shumë se 500,000 imazhe të arkivuara u përdorën për të ushqyer makinerinë e propagandës shtetërore.

‘Photo Studio Marubbi’ dokumentoi jetët e banorëve të Shkodrës, peizazhet rajonale, mjedisin e ndërtuar, ngjarjet historike dhe zakonet tradicionale. Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi u inagurua më 2016, e kësisoj rriti njohjen e vlerës së trashëgimisë të arkivës së studios dhe promovon dialogun artistik midis traditës dhe modernitetit, të shkuarës dhe të tashmes.

Luçjan Bedeni (1987, AL) është artist dhe që prej vitit 2012 ka mbajtur pozitën e drejtorit të Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi. Ai ka mbaruar studimet doktorale në lëndën e Historisë së Artit Shqiptar në Qendrën për Studime Albanologjike; teza e tij përbën një hulumtim mbi Studion Fotografike Marubi dhe historinë e fotografisë në Shqipëri.

Permanent

Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike- Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi

22.07 → 30.10.2022 10.00-00.00
Muzeu Etnologjik