Luljeta Lleshanaku

1986, AL
Negative Space, 2018, © Luljeta Lleshanaku. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Në poezinë e saj, Luljeta Lleshanaku ravijëzon atë që e quan “hapësirë negative” të Shqipërisë në tranzicion, të cilën e përshkruan si mjedis të frikshëm, të trazuar, që megjithatë është “gjithmonë pjellor”.

Është një terren jo i sheshtë, i përkufizuar nga “gjeste të pathëna”, një domen i përthyer mbushë me kujtime traumatike që çuditërisht ngatërrohen me sende dhe përvoja të përditshme.

Poetja, e rritur në arrest shtëpiak gjatë regjimit represiv të diktatorit Enver Hoxha dhe tash punonjëse në Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit  në Shqipëri, gjen një forcë rigjeneruese në vetë gjuhën. Edhe pse gjuha “erdhi fragmentare / e ndarë në rrokje / me spazma / si kodet në kohë lufte”, ka megjithatë, siç thekson Lleshanaku, gjuhë të tjera që duheshin kërkuar “kur errej… jashtë dritares”. 

Luljeta Lleshanaku (1986, AL) është një poete shqiptare. Ai u diplomua në Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës në vitin 1997 dhe mbajti Masterin për Arte të Bukura në Kolegjin Warren Wilson në SHBA në vitin 2012.

Ajo ka punuar si gazetare, autore për televizion, profesoreshë universitare dhe si hulumtuese historie. Ajo është autore e nëntë vëllimeve poetike në shqip të cilat janë përkthyer gjërësisht dhe janë publikuar në gjuhë të tjera. Libri i saj i fundit në gjuhën angleze “Negative Space” ishte fituesi i çmimit “English Pen” dhe finalist për çmimin “GRIFFIN International Poetry Prize 2019” në Kanada dhe finalist për “PEN America 2019”.

Ajo është autore e dy përmbledhjeve me poezi në gjuhën gjermane “Kinder der Nature”, e publikuar me suportin e TRADUKI nga Edition Korrespondenzen (2010) dhe “Die Stadt der Äpfel” publikuar në vitin 2021 prej Hanser Literaturverlage. Ky i fundit është një libër i rekomanduar nga Hanser Literaturverlage. Ajo është gjithashtu poete laureate e “European Poet of Freedom 2022” në Gdansk, Poloni.

Works

Luljeta Lleshanaku (e lindur më 1968 në Elbasan, jeton në Tiranë) 

Negative Space  

2018 

Mundësuar falë autores e përkthyer nga shqipja në anglisht nga Ani Gjika 

Botuar në Nju Jork nga shtëpia botuese New Directions