Lala Raščić

1977, BA Website
Conflict Syntax. Dot, Dot Dot. , 2017, © Lala Raščić . Photo © Manifesta 14 Prishtina
Conflict Syntax. Dot, Dot Dot. , 2017, © Lala Raščić . Photo © Manifesta 14 Prishtina
Conflict Syntax. Dot, Dot Dot. , 2017, © Lala Raščić . Photo © Manifesta 14 Prishtina
Conflict Syntax. Dot, Dot Dot. , 2017, © Lala Raščić . Photo © Manifesta 14 Prishtina

Cilat fjalë, cilat gramatika përdorin njerëzit për të dëshmuar mbi brutalitetin, për ta shprehë të pathënshmen, për ta formuluar kërkimin për drejtësi? A ka ndonjë fjalor të veçantë të dhunës apo gjuhë shërimi, të përbashkët për shoqëritë në tranzicion? Dhe si i bëhet që të dallohet?

Lala Raščić, e njohur për eksplorimet e rrëfimtarisë dhe praktikat e historisë gojore, i heton këto pyetje në audio-monodramën Conflict Syntax. Dot, Dot Dot. [Sintaksë konflikti. Pikë, Pikë Pikë]. Videoja që shfaqet u prodhua si sfond pamor për një performancë live të veprës. Artistja fillimisht kreu një analizë gjuhësore sasiore me rreth dyqind intervista të marra nga arkivi Dëshmia – e vërteta apo politika.

Ajo nisi me zbërthimin e emrave dhe të foljeve, të parafjalëve dhe të mbiemrave, nga konteksti emocionalisht i ngarkuar i drejtësisë tranzicionale në ish-Jugosllavi. Pastaj i rimblodhi për të prodhuar dëshmi të re, frikshëm të shkëputur: një zë të vetëm që flet me shumë gjuhë, hiç më larg a më afër vetë të vërtetës.

Lala Raščić (1977, BA) punon me video, perfomanca të drejtpërdrejta, instalacione në mjedis, objekte dhe vizatime për të krijuar një narrativë që eksploron format e prekshme dhe jomateriale kulturore. Ajo është e interesuar në praktikat bashkëkohore dhe historike të rrëfimit, në sistemet komplekse të prodhimit të medituar të dijes e gjithashtu në praktika folklorike e mitologji.

Puna e saj qëndron në mes konceptit dhe teatralizimit shpesh duke u përballur me idenë e kulturës së lartë dhe asaj popullore, masmedias dhe shprehivë tradicionale të kulturës mes pozicioneve kritike, emërore dhe feministe. Praktika e saj përmbledh estetikën, feminizmin dhe historifikimin dhe produksionin artistik si një endje të vazhdueshme, ndërdisiplinore dhe modulare.

Qëllimi i madh i punës së Raščić ka fokusin në krijimin e narrativave. Puna e saj bazohet në subversionin e figurave letrare të civilizimit dhe eksplorimin e potencialit që mund të transformohet me ide bashkëkohore. Në punën e saj e cila mund të jetë gojarisht duke sjellë një monolog të shkruar ose dedikimi i saj ndaj zanatit, akti performativ është fakt emancipues.

Punimi

Lala Raščić (e lindur më 1977 në Sarajevë, jeton në Sarajevë dhe Zagreb) 

Conflict Syntax. Dot, Dot Dot.    

2017 

Video performancë, me ngjyra, me zë, 23:08 min. 

Mundësuar falë artistes 

Conflict Syntax. Dot, Dot Dot. [Sintaksë konflikti. Pikë, Pikë Pikë]. ishte komisionuar për projektin Dëshmia – E vërteta ose Politika, kuruar nga Noa Triester dhe organizuar nga Qendra për Dekontaminim Kulturor, Beograd.