Hana Miletić

1982, HR Website
Materials, Hand-woven textile, 46×68×1 cm, 2021. © Hana Miletić and LambdaLambdaLambda Prishtina / Brussel. Photo © GRAYSC
Materials, Hand-woven textile, 138×95 ×4 cm, 2021 © Hana Miletić and LambdaLambdaLambda Prishtina / Brussel. Photo © GRAYSC
Materials, Hand-woven textile, 160×70×2 cm, 2020. © Hana Miletić and LambdaLambdaLambda Prishtina / Brussel. Photo © GRAYSC

Hana Miletić punon në serinë e saj Materials [Materiale] që nga viti 2015. Me tekstilet shumëngjyrëshe të qëndisura me dorë që përbëjnë këtë vepër, artistja u përgjigjet vendeve të transformimit dhe riparimit të përkohshëm që has në peizazhet urbane të qytetit. Punimet e paraqitura këtu i referohen Prishtinës dhe përfshijnë lesh vendor të papunuar. Pikat e saj më të zakonshme të referimit janë elementet e prishura arkitektonike dhe infrastruktura poroze, të ngjitura në një mënyrë sa pragmatike aq poetike.

Miletić fillon duke fotografuar këto ndërhyrje restauruese. Imazhet rezultuese ajo i trajton si “karikatura” ose skica për thurjet që riprodhojnë formën dhe ngjyrën e burimit të tyre. Aludimi i tyre i gjasshëm në abstraksionizmin artistik kundërshton origjinën e tyre të rëndomtë dhe autorësinë e tyre të përbashkët.

Në riprodhimin e akteve të tilla të përditshme të kujdesit, Miletić u jep këtyre gjesteve vëmendjen që përndryshe nuk do ta kishin. Njëkohësisht, ajo nënvizon vlerën e tyre të brendshme artistike – si në aspektin e fjalorit të tyre zyrtar ashtu edhe në mishërimin e tyre të skulpturës sociale, me anë të së cilës njerëzit formësojnë mjedisin.  

Duke nisur prej një formimi në fotografinë dokumentare dhe e frymëzuar prej një tradite të gjatë të punës me dorë në familjen e saj, Hana Miletić (1982, HR) ka zhvilluar një gjuhë artistike të bazuar kryesisht në krijimin e punimeve tekstile përmes thurjes.

Miletić e përdor procesin e thurjes për të reflektuar mbi realitetet sociale dhe kulturore në të cilat vetë artistja punon. Thurja, e cila kërkon praktikë, kohë, përkujdesje dhe vëmendje e lejon artisten të ndërtojë lidhje të reja mes punës, mendimit dhe sferës emocionale.

Procesi krijues gjithashtu e lejon Miletić të kundër-reagojë ndaj kushteve ekonomike dhe sociale në punë si përshpejtimi, standardizimi dhe transparenca. Përmes thurjes, Miletić riprodhon sjellje publike të kujdesit dhe riparimit ndërkaq me vetëdije përballet me stade të tranzicionit të objektit.

Works

Hana Miletić

Materials

2020 

Tekstil i thurur me dorë (1. lesh merino portokalli në kajsi, pambuk organik me ngjyrë karrote dhe dalia, kotolinë organike me ngjyrë dalia, najlon i ricikluar me ngjyrë dalia, mëndafsh i portokalltë, mëndafsh pambuku i portokalltë në kajsi të zbehtë, gomë e ricikluar e portokalltë e zbehtë, lesh i papërpunuar me ngjyrë të portokalltë mandarine dhe pambuk portokalli të mercerizuar; 2. kotolinë organike e zezë, fije metali e ricikluar, fije metali e argjendtë, lesh angora dhe mëndafsh me spërkatje argjendi, pambuk i bardhë në të artë i mercerizuar, dhe lesh angora e mëndafsh të bardhë; 3. lesh merino në ngjyrë të portokalltë të mandarinave, pambuk organik ngjyrë karrote dhe të dalias, mëndafsh i portokalltë, mëndafsh i portokalltë në kajsi të zbehtë dhe mëndafsh organik portokalltë në të verdhë) 

160 × 70 × 2 cm 

Mundësuar falë artistes dhe LambdaLambdaLambda, Prishtinë 

Hana Miletić

Materials

2021 

Tekstil i thurur me dorë (fije eukalipti me ngjyrë hiri, plastikë dhe pambuk i ricikluar ngjyrë hiri, poliamid i ricikluar blu bojëqielli, najlon i ricikluar i zi, poliester i ripërdorur i zi, lesh i papërpunuar organik ngjyrë kafe-gri, mëndafsh i kaltër i errët, kotolinë organike blu e errët, mëndafsh gri i çelët dhe fije metali të argjendtë) 

138 × 95 × 4 cm 

Mundësuar falë artistes dhe LambdaLambdaLambda, Prishtinë 

Hana Miletić
Materials 

2020 

Tekstil i thurur me dorë (li i zi organik, lesh i papërpunuar organik i zi, lesh i papërpunuar organik me ngjyrë kafe-gri, fibra druri të ricikluara të djegura dhe li organik me ngjyrë blu të errët) 

8 × 22 × 2.5 cm 

Mundësuar falë artistes dhe LambdaLambdaLambda, Prishtinë 

Hana Miletić

Materials

2021 

Tekstil i thurur me dorë (lesh organik i papërpunuar ngjyrë kafe-gri, lesh gështenje dhe mëndafsh, fije metali argjendi, letër mëndafshi gri tymi dhe li organik krem i larmë) 

46 × 68 × 1 cm 

 Mundësuar falë artistes dhe LambdaLambdaLambda, Prishtinë 

Hana Miletić

Materials

2021 

Tekstil i thurur me dorë (lesh i papërpunuar organik ngjyrë kafe-gri, kotolinë e zezë, poliamid i ricikluar prej bakri, lesh i papërpunuar organik ngjyrë gri, fije metali prej ari, këmishë organike dhe çarçaf organik i kuqërremtë) 

16 × 32.5 × 2.5 cm 

Mundësuar falë artistes dhe LambdaLambdaLambda, Prishtinë 

Hana Miletić
Materiale 

2021 

Tekstil i thurur me dorë (fije eukalipti ngjyrë hiri, lesh i papërpunuar organik me ngjyrë të verdhë të ndeztë, mëndafsh i himtë i çelët, mëndafsh të verdhë gjalpi, li dhe mëndafsh me të verdhë limoni, fije metali të argjendta, fije eukalipti gri guri dhe gomë e verdhë e ricikluar) 

160 × 270 × 3 cm 

Mundësuar falë artistes dhe LambdaLambdaLambda, Prishtinë