Emily Jacir

1972, PS
letter to a friend, 2019, © Emily Jacir. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlindha Hoxha
letter to a friend, 2019, © Emily Jacir. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlindha Hoxha

Letter to a friend   [Letër shokut] është film drejtuar Eyal Weizman-it, të njohur për punën e vet në Arkitekturën Forenzike. Duke u mbështetur sa në konventat e letërshkrimit, sa ato të ditarit, dokumentari i Emily Jacir-it i bën thirrje shokut “të fillojë hetimin para se krimi të kryhet”. Krimi që ajo parashikon është se kolonët në Betlehem do t’ia zaptojnë shtëpinë, të ndërtuar në vitin 1880, ku familja i ka jetuar ndër breza.

Me portretizimin e një rruge dhe të një bashkësie nën pushtim, si dhe të një peizazhi gjeopolitik që karakterizohet nga ndarja e shpronësimi, filmi i artistes funksionon si koment ndaj padrejtësive të të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes. Ai vë në pah edhe ngjashmëritë strukturore të tyre me manovrat koloniale nëpër gjithë botën që për synim kanë kapitalin.

Si magazinë për rrëfimet historike e të ardhshme që përndryshe do të heshteshin, filmi mund të mendohet edhe si akt qëndrese, si arkiv spekulativ për një të vërtetë dhe për procesin e pajtimit që ende pritet të vijë. 

Emily Jacir është artiste, filmbërëse dhe mësuese e cila jeton dhe punon mes Betlehemit dhe Romës.

Praktika artistike e Jacir përhapet në një seri strategjish duke përfshirë filmin, fotografinë, skulpturën, ndërhyrjet, arkivimin, performancën, videon, shkrimin dhe muzikën. Ajo eksploron në histori të heshtura, shkëmbime, përkthime, transformime, rezistenca dhe lëvizjen.

Punimi

Emily Jacir (e lindur në 1972 në Santiago, Kili, jeton në Betlehem dhe Romë) 

letter to a friend 

2019 

Film dokumentar, 43 min. 

Mundësuar falë artistes