Driant Zeneli
Kërkimi i Driant Zenelit (1983, AL) ripërkufizon idenë e humbjes, utopisë dhe ëndërrimit duke i pozicionuar ato si ide që hapin shteg për mundësi të tjera. Zeneli punon mes formave të ndryshme të prodhimit artistik, nga vizatimi tek filmi e perfomancat.
Për Zenelin, kreativiteti mbështetet në takime të rastësishme. Perfomancat e tij marrin formën e ndërhyrjeve pjesëmarrëse, përgjatë së cilave artisti bashkëkrijon kuptim me audiencën. Në filmat e tij, fuqia dhe historia ndërthuren me narrativat individuale, duke krijuar utopi që tjetërsojnë rendin e natyrshëm të gjërave.
Prej vitit 2008, Zeneli ka nisur një projekt të edukimit përmes artit dedikuar marrëdhënies mes praktikës dhe kërkimit, duke hulumtuar praktika alternative të edukimit dhe krijimit. Zeneli gjithashtu krijon punëtori të rrëfimtarisë për fëmijët duke përdorur mjete elektronike dhe robotike për të krijuar për të krijuar vetëkuptim më të thellë dhe për të inkurajuar lojën imagjinative.
Permanent
Artistic Intervention
Ndërhyrje artistike – Driant Zeneli
22.07
→
30.10.2022 00.00
● Grand Hotel Prishtina
Past
Workshop
Punëtoria “Zhvillimi i aftësive të tregimit përmes artit dhe teknologjisë”
11.08.2022 09.30-12.30
● Grand Hotel Prishtina
Event
Kafshët. Na ishte një herë…Në kohën e tashme. Prezantim nga Driant Zeneli
10.08.2022 18.00-19.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese