Argjirë Krasniqi

2021, RKS Website
Ruin - carnating Janjeva in Kosovo , 2020 © Argjirë Krasniqi Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Ruin - carnating Janjeva in Kosovo , 2020 © Argjirë Krasniqi Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Ruin - carnating Janjeva in Kosovo , 2020 © Argjirë Krasniqi Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Është një qytezë multikulturore në Kosovë që mbart vragat e konfliktit të armatosur dhe krizës ekonomike: Janjeva. Çështja se si t’i jepet një frymë e re “arkitekturave të luftës” të qytezës është në qendër të këtij projekti të thelluar studimor sipas dizajnit të arkitektes Argjirë Krasniqi.

Ajo punoi nga afër me të rriturit dhe fëmijët që jetojnë në Janjevë për t’i bërë kujtimet, dëshirat dhe imagjinatat e tyre bazën e strategjisë së saj të mëkëmbjes. Një atlas fotografik i vendeve të lira dokumenton qindra ndërtesat e braktisura në qytezë, ndërsa skicat e vizatuara me dorë vizualizojnë ndërhyrjet e ndryshme minimale të konceptuara për t’i shëruar dhe rimëkëmbur shumë shkolla, shtëpi, kinema dhe hapësira të tjera pune e tubimi.

 Siç tregon botimi studimor i Krasniqit, projekti është hartuar për ta nxitur identitetin kolektiv shumetnik. Ai parashikon përfshirjen e komunitetit deri në rindërtimin fizik të qytezës.  

Argjirë Krasniqi është një arkitekte, kërkuese e pavarur dhe aktiviste. E specializuar në arkitekturë të qëndrueshme, Argjirë i zhvilloi studimet në Universitetin KU Leuven (Belgjikë), Universitetin Teknik të Vienës (Austri) dhe në Universitetin e Prishtinës (Kosovë).

Puna e saj fokusohet në sjelljen njerëzore dhe ndërlidhjen me hapësirat natyrore dhe të ndërtuara, duke kërkuar metoda të përdorimit të materialeve të gjendura në vend për të trajtuar, liruar dhe shëruar hapësirat fizike të post-traumës.

Argjirë është themeluese e organizatës jofitimprurëse Ecocietystudies e cila ka organizuar dhe implementuar një seri projektesh në bashkëpunim që nga viti 2014. Puna e saj është shfaqur dhe publikuar në vend dhe ndërkombëtarisht duke përfshirë Pavijonin e Kosovës në edicionin e 17-të të Bienales Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, Itali.

Ajo jeton dhe punon mes Prishtinës dhe Brukselit dhe tanimë është e angazhuar në një studio dizajni dhe projekte kërkimore mes këtyre dy vendeve.

Works

Argjirë Krasniqi (e lindur në vitin 1989 në Prishtinë, jeton në Prishtinë dhe Bruksel) 

Ruin-carnating Janjeva in Kosovo   

2020 

Instalacion multimedial 

Mundësuar falë artistes