Alban Muja

1980, RKS Website
The Map That Really Maters, UV Print on plexiglass, 2021. © Alban Muja
From the series of Above Everyone, each 60 x 40cm (2 10), 2021. © Alban Muja
From the series It's a Beautiful Name But It Can Sometimes Be a Burden, 90 x 66cm digital print on paper, 2021.

Alban Muja (1980, RKS) prodhon video instalacione, filma, vizatime, piktura, fotografi dhe vepra arti publik të ndikuara nga proceset e vazhdueshme të transformimeve sociale, politike dhe ekonomike në vendin e tij të lindjes në Kosovë e në Ballkan. Përmes praktikës së tij, ai hulumton në tema të historisë dhe socio-politikës, duke i lidhur ato me qëndrimin e tij në Kosovë në ditët e sotme.

Ai ka shfaqur punë dhe ide në ekspozita të ndryshme personale dhe grupore, duke përfshirë festivale filmash dhe prezantimin në Pavijonin e Republikës së Kosovës në edicionin e 58-të të Bienales së Venecias. Në pavijon, ai prezantoi një video instalacion me tre kanale të titulluar “Albumi Familjar” që futet në kujtesën personale dhe kolektive të Luftës së Kosovës (1998-1999) dhe zgjon kureshtjen mbi rolin që kanë imazhet dhe mediat në ndërtimin dhe formësimin e narrativave, identitetit dhe historisë në kohë konfliktesh.

Permanent

Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – Alban Muja

22.07 → 30.10.2022 10.00-00.00
Shtëpia e Mallrave Gërmia