Abi Shehu
Abi Shehu prezanton një përzgjedhje punimesh të përfunduara dhe të tjerash në vijim në një situatë studioje të hapët. Ajo fton vizitorët dhe të ftuarit që t’i bashkohen për të menduar dhe për të folur mbi peizazhet e tranzicionit që lidhen me kujtesën, subjektivitetin dhe ekologjinë. Këto janë temat që i eksploron në instalacionet e fotografive analoge dhe të videos, e që deri tash janë përqendruar në shtresat e kohës dhe të perceptimit që ia formojnë dhe informojnë atdheun. Shqipëria është një vend që ende po përballet me izolimin historik dhe paranojën endemike të epokës komuniste. Është vend që karakterizohet nga kontraste të forta: vargmale të gjera malore takohen me bunkerë që u ngjasojnë kërpudhave të shpërndara, ndërsa shtëpitë e shkallmuara nëpër fshatrat e largëta bashkëjetojnë me ndërtesa të larta banimi dhe hotele në qytete dhe përgjatë bregdetit. Si pjesë e rezidencës në Prishtinë, ajo po ndjek një linjë të re hulumtimi artistik rreth lumit të munguar të qytetit, i cili u mbulua në vitet 1970. Mungesa e tij ndihet fort edhe sot.
Abi Shehu (1993, AL) është një artiste ndërdisiplinore vizuale nga Shqipëria. Puna e Abi Shehut është e ndikuar nga kërkimi i thelluar estetik. Ajo krijon portrete të njerëzimit duke hulumtuar përvoja ekzistenciale dhe thelbësore si: ritualet e vdekjes, kujtesën, amnezinë dhe të pavetëdijshmen.
Kërkimi i saj artistik mund të përshkruhet si një arkeologji e pavetëdijes. Përmes një kombinimi të artit vizual dhe medial, prej instalacioneve tek arti tingullor, ajo rikrijon hapësira të pavetëdijes që krijojnë dimensione të papërfaqësueshme dhe të panjohshme të njerëzve, shoqërive, vendeve dhe ngjarjeve historike.
Punimet
Abi Shehu
Open Studio
2022
Sahara
2021
Video instalacion
Pesëmbëdhjetë televizorë 36 centimetërsh të mbivendosura në tre radhë
Mundësuar falë artistes
The Red Rock
2020
Video instalacion
Dy ekrane 117 centimetërshe
Mundësuar falë artistes
Barren
2019
Fotografi diptike/ Pëlhurë fotoje Hahnemüle, korniza të hekurta
100 x 66 cm
Mundësuar falë artistes dhe Galerisë së Bregdetit, Rradhimë
Past
Oaza Programme
Lançimi i Programit të Fotografisë me Vigan Nimanin, Abi Shehun, Majlinda Hoxhën dhe Jochen Rohner
04.10.2022 13.00-00.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese