Thirrje e hapur për projekte nga Kosova

16.12.2021

Si shihen, si kallxohen, si ndjehen: rrëfimet nga Kosova

Si dëshironi të rrëfehet tregimi për Kosovën? Cilat forma të reja të rrëfimit mund të përdoren për të treguar apo për të imagjinuar kolektivisht të ardhmen e Prishtinës? Ku mund ta rimarrin qytetarët e Prishtinës hapësirën e tyre publike dhe më e rëndësishmja, si mund të ndryshojë kjo përvojën e të jetuarit në qytet? Propozoni një projekt për Manifesta 14 Prishtina!  

Manifesta 14 Prishtina ka kënaqësinë të hapë thirrjen për projektet nga Kosova ose të propozuara nga diaspora kosovare.   

Ftesa është e hapur për projekt propozime nga artistë, kuratorë, organizata dhe institucione kulturore, grupe të komunitetit dhe më shumë. Nëse keni një ide për një projekt që dëshironi të përfshihet në programin bienal të Manifesta 14 Prishtina – ju inkurajojmë të aplikoni!  

Projektet do të ekspozohen ose integrohen në vendet kryesore të Manifesta, për shembull, Grand Hotel Prishtina, Fabrika e Tullave ose Biblioteka Hivzi Sylejmani. Megjithatë, do të merren në konsideratë edhe projektet rreth intervenimeve specifike në/për hapësirë me bazë në Prishtinë.   

Ju ftojmë të propozoni projekte që lidhen me konceptin kuratorial të Manifesta 14 Prishtina Ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe‘, duke eksploruar potencialin politik të rrëfimit në Kosovë, apo vizionin urban të krijuar nga CRA-Carlo Ratti Associati, duke hulumtuar se si mund të rimerret hapësira publike për qytetarët e Prishtinës.

Në janar 2022, juria do të përzgjedhë pesëmbëdhjetë projekte që do të marrin 5000 € financim fillestar nga Manifesta, si dhe mbështetje logjistike dhe kuratoriale.

Për më shumë informata mbi konceptin, kriteret e përzgjedhjes dhe mënyrën e aplikimit, ju lutemi vizitoni këtë link  apo kontaktoni Blerta Hoçia.

Afati i fundit për aplikim është 19 janar 2022