Më trego historinë tënde – Chiharu Shiota

06.05.2022

Chiharu Shiota është një ndër artistet pjesëmarrëse të programit bienal Manifesta 14 Prishtina, e cila do krijojë një instalacion artistik Hamamin e qytetit të Prishtinës. Vepra artistike e Shiota do përfshijë tregime personale personave ndryshëm Kosovë, thurura një rrjetë simbolizon ekzistencën e tyre kujtesë.

© Chiharu Shiota Atelier

Puna e Chiharu Shiota hedh një vizion dërrmues të botës që është padyshim i paharrueshëm. Tema e saj e zgjedhur ka qenë gjithmonë kujtesa.

Të gjithë individët e interesuar mund të ndajnë tregimet e tyre mbi temat si lindja/fëmijëria, familja e tyre, kombi, vendi, mbi fenë, dashurinë, dhe mbi vdekjen. Tregimet mund të jenë anonime apo të adresuara me emrin e individit, mund të shkruhen në gjuhën shqipe, angleze, turke, serbe, rome apo egjiptiane dhe duhet të jenë jo më të gjata se një faqe A4.

Përmes tregimeve dhe rrjetave, instalacioni artistik ka për qëllim të lidh elemente të ndryshme që përcjellin fuqinë e lidhjeve ndër-personale dhe varësinë e pashmangshme të subjektit nga rrënjët dhe kultura, si dhe shërbejnë si një pasqyrë për ndjenjat dhe dhimbjet që ndjejmë gjatë gjithë jetës sonë.

Për t’u bërë pjesë e instalacionit artistik, dërgoni tregimet tuaja mbi temat e lartpërmendura email adresën: [email protected], largu deri 10 korrik 2022.