Manifesta 14 – Programi Familjar
Një nga cilësitë themelore të Manifesta është të jetë gjithëpërfshirëse dhe të mirëmbajë kulturën e përbashkësisë në gjitha programet që zhvillohen në këtë kuadër. Kjo vlerë është ngulitur në qasjen dhe përfshirjen e komuniteteve vendore duke ndërtuar dhe fuqizuar lidhjen mes komuniteteve të Qyteteve Nikoqire. Qëllimi i Programit të Ndërmjetësimit është ta kthejë këtë program të bienales në përgjigjen e interesave dhe nevojave të komuniteteve në Prishtinë duke krijuar hapësira për kulturë bashkëkohore ku shumë njerëz mund të njohin veten dhe mund të ndihen pjesë e diçkaje në të cilën mund të mos kenë patur qasje më parë.
Një nga mënyrat se si Programi i Ndërmjetësimit synon ta arrijë këtë qëllim është mes Programit Familjar. Çdo fundjavë deri në përfundim të Manifesta 14 Prishtina, Programi i Ndërmjetësimit dëshiron të krijojë një hapësirë për takim të gjeneratave të familjeve dhe për të marrë pjesë në shkëmbim të dijeve mes praktikave të ndryshme artistike e shoqërore. Të krijojë një hapësirë ku prindër, kujdestarë apo anëtarë të tjerë të famijes të mësojnë prej jetëve të fëmijëve të tyre, më shumë se sa të shkëmbejnë dije formalisht ku të rinjtë mësojnë prej më të vjetërve.
Ky program zhvillohet në hapësirën për komunitet të Qendrës për Praktikë Rrëfyese, Oaza dhe eventi i parë i Programit Familjar do të mbahet më 27 dhe 28 gusht 2022.
Të shtunën, më 27 gusht do të zhvillohet punëtoria e titulluar “Shpërbërja e diktimit: Le të lexojmë, këndojmë dhe pikturojmë mes të cilit Ekipi i Ndërmjetësimit do të thellohet në leximin e librave për fëmijë në Oazë, duke sjellë poezi dhe tregime në jetë mes tingujve dhe pikturës si mjetë për shprehje.
Të dielën, më 28 gusht, Oaza do të mbajë punëtorinë e dedikuar ndaj arts and crafts të titulluar “Mposhtja e frikësme pjesëmarrësin e Manifesta 14, Dardan Zhegrovën dhe nënën e tij Hajrije Zhegrova. Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të krijojnë kukullat e tyre për t’i marrë me vete, njejtë si kukullat që Dardan Zhegrova krijon e që janë pjesë e ekspozitës tematike në katin e shtatë të Grand Hotel Prishtinës.
Programi Familjar do të mbajë një seri eventesh dhe punëtorish të ndryshme ndaj vizitoni seksion What’s On në faqen tonë për t’u njoftuar me programin tonë javor mes platformave tonë në rrjetet sociale.