Event

10.09.2022 15.00-16.00

Wheelchair Accessible, WC Available

Qendra për Praktikë Rrëfyese

Aty ku dashuria gjen vend: Prishtina in 53 Buildings

PANORAMA, 2021.

Libri i sapopublikuar “Prishtina në 53 ndërtesa” përvijon një portret të shumështresuar të kryeqytetit të Kosovës duke përdorur arkitekturën si një prizëm për të kuptuar proceset politik, kulturore dhe ekonomike. Libri përmban ese mbi pesëdhjetë e tre ndërtesa të shkruara nga autorë me formime dhe perspektiva profesionale dhe gjeografike të ndryshme dhe të bashkëshoqëruara me fotografi nga fotografi italian Filippo Romano. Së bashku, ata ofrojnë larmshmëri dhe ritregime në zëra të shumtë rreth historisë së Prishtinës dhe të tashmes së saj. Donika Luzhnica dhe Jonas König, redaktorët e këtij botimi prezantojnë qasjen dhe diskutojnë mbi se si emocionet dhe marrëdhëniet me këto ndërtime formojnë perceptimin për qytetet.

 

Më shumë për bashkëbiseduesit:

Donika Luzhnica është arkitekte që jeton mes Zyrihut dhe Prishtinës, vend ku ka bashkëthemeluar Ars Atelie. Punimi i saj mbi riaktivizimin e ish-shtëpisë së mallrave Gërmia, që ka fituar dhe çmime, u paraqit në pavijonin e arkitekturës në bienalen e Venecias në vitin 2021. Ajo ka qenë redaktore e ftuar në një numër të veçantë në revistën e dedikuar ndaj arkitekturës gjermane Bauwelt mbi zhvillimin urban dhe arkitekturën e Prishtinës. Momentalisht ajo punon me CH Architekten në Zyrih.

Jonas König është kërkues shkencor në Institutin për Planifikim Urban dhe Rajonal në Universitetin Teknik në Berlin. Ai ka qenë redaktor i ftuar në dy numra të veçantë në revistën e dedikuar ndaj arkitekturës Bauwelt mbi arkitekturën në Shqipëri (2019) dhe Prishtinë (2022) dhe ka publikuar në botime si City, Kajet, Monu dhe dérive mbi çështje të zhvillimit urban në Evropën juglindore.

Filippo Romano  është fotograf i dedikuar ndaj arkitekturës dhe dokumentarëve. Punimet e Filippo Romanos janë shfaqur ndërkombëtarisht, ndër të tjera edhe në bienalen e Arkitekturës në Venecia në vitet 2010 dhe 2022. Gjithashtu, ai ka publikuar botime të ndryshme dhe puna e tij është prezantuar në media të ndryshme si Abitare, Swell, Domus, Io Donna, Courrier International, Huffington Post dhe Newsweek.

Screening

Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese

01 → 30.10.2022 10.00-16.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Panel diskutimi mbi spekulimin

28.10.2022 18.00-20.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley

29.10.2022 00.00-14.30
Qendra për Praktikë Rrëfyese