Event

19.08.2022 18.00-19.30

Wheelchair Accessible, WC Available

Qendra për Praktikë Rrëfyese

Kur flet për ujin: Panel diskutimi me Pavel Borecky, Shpat Dedan, Shpresa Loshajn dhe Prof. Ilir Rodiqin

© Courtesy of Shpat Deda
© Courtesy of Shpresa Loshaj
© Courtesy of Ilir Rodiqi

Le të bashkohemi në një diskutim për ujin dhe çështjet ekologjike nga perspektiva e dy filmbërësve dhe një aktivisti që do të ndajnë eksperiencat e tyre, hulumtimet dhe përpjekjen kolektive për të hetuar dhe shprehur thellësinë dhe gjërësinë e të qenurit të këtij elementi.

Është kënaqësia jonë t’ju ftojmë në panelin e disktumit me temën “kur flet për ujin”, me pjesëmarrës Pavel Borecky, Shpat Deda, Shpresa Loshaj në bashkëbisedim me Prof. Ilir Rodiqin. Paneli do të diskutojë rreth çështjeve ekologjike nga perspektiva e dy filmbërësve dhe një aktivisti që do të ndajnë eksperiencat e tyre, hulumtimet dhe përpjekjen kolektive për të hetuar dhe shprehur thellësinë dhe gjërësinë politike, kulturore, ekonomike dhe ekologjike e të qenurit të këtij elementi thelbësor në jetën e përditshëm.

 

Më shumë për pjesëmarrësit:

Pavel Borecký (Pragë, 1986) është një antropolog social dhe etnograf audiovizual. Si fitues i bursës Swiss Excellence, ai aktualisht është duke përfunduar doktoraturën multi-disciplinare për mungesën e ujit në Lindjen e Mesme.

Në praktikën e tij në komunitet, Pavel  udhëheq organizatën kërkimore Anthropictures, kuron programin e filmit EthnoKino dhe bashkë-organizon Rrjetin Evropian të Antropologjisë së Aplikuar.

Filmat e fundit të Pavel-it, Solaris (2015) dhe In the Devil’s Garden (2018) u përqendruan në kulturën e konsumit në Estoni dhe marrëdhëniet njerëzore/kafshë në Republikën Demokratike Arabe Sahrawi (SADR). Filmat u shfaqën në festivale dhe konferenca të shumta filmi në Evropë dhe jashtë saj. Living Water (2020) është filmi i tij i parë dokumentar artistik.

 

Shpat Deda është një këngëtar, kantautor, regjisor dhe entitet krijues që jeton në Prishtinë, Kosovë. Si muzikant, Shpati është autor i tre albumeve me këngë dhe video të cilat kanë fituar çmime prestigjioze dhe janë bërë hite numër 1 në listat e ndryshme muzikore Kosovare dhe Shqiptare. Si film-bërës, Shpati është producent i filmit të shkurtër HOME, fitues i BAFTA-s 2017 për Filmin e Shkurtër Britanik, së bashku me arritje të tjera të rëndësishme duke përfshirë fitimin e Luanit të Artë në Cannes Lions 2017, a British Arrow, një laps D&AD dhe një numër të festivale të filmit në mbarë botën.

Shpati është gjithashtu shkrimtar dhe regjisor i  ‘Helm n’ajër, helm n’ujë’ (2022), një dokumentar që përshkruan problemin e ndotjes së ajrit, ujit dhe mjedisit në Kosovë dhe shqyrton shkaqet, ndikimet negative dhe rrugët e mundshme, dhe aktualisht është një forcë krijuese aktive në industrinë Kosovare të reklamave.

 

Shpresa Loshaj ka lindur në Deçan. Në vitin 1999 Loshaj ishte refugjate në Kanada ku ka qene këshilltare për politikat publike për qeverinë federale të Kanadasë dhe një aktiviste. Ajo u kthye në Kosovë pasi e kuptoj funksionimin e paligjshëm të hidrocentralit në lumin Lumbardh në Deçan.  

Për përpjekjet dhe aktivizmin e saj në mbrojtjen e lumit, Loshaj ka fituar disa çmime, disa prej të cilave janë: në vitin 2021 Urdhri Shote Galica nga Presidentja Osmani; Çmimi për Demokraci nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF); Çmimi për guxim qytetar nga lëvizja FOL, dhe hero i shpallur në 2020 nga Balkan Insight dhe nga gazeta frankofone 2021, Courrier des Balkans. 

 

Dr. Sc. Ilir Rodiqi është pronar dhe konsulent menaxherial Institutin Nomad dhe ligjërues me Universitetin e Prishtinës. përvojën e tij 32 vjeçare ai punoi si mësimdhënës, studiues dhe konsulent kryesisht fushën e menaxhimit ndërtimit dhe shërbimeve ujit. Për shumë vite, z. Rodiqi ishte aktiv edhe si vullnetar organizimin e aktiviteteve edukimit kohës lirë dhe menaxhimit për rinjtë. 

Screening

Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese

01 → 30.10.2022 10.00-16.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Panel diskutimi mbi spekulimin

28.10.2022 18.00-20.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley

29.10.2022 00.00-14.30
Qendra për Praktikë Rrëfyese