veneramustafa: Past particles (Sfilatë Mode) Pjesë e REDO Prishtina— programi i përvitshëm i eventeve dedikuar ndaj dizajnit grafik dhe arteve pamore në Prishtinë
SLEEPER është një projekt që hedh dritë mbi brutalizmin futuristik që u shfaq në periudhën socialiste në Kosovë. Linjat në veshje gjenden në dy struktura që janë themelore për këtë koleksion: Boro Ramizi (Pallati i Rinisë dhe Sporteve) dhe Monumenti i Minatorëve të Rënë në Kosovë.
Duke kombinuar veshjet tradicionale me konceptet e brutalizmit, është prodhuar një koleksion që është sa delikat dhe i fortë. Qëllimi i këtyre veshjeve është të ndërlidhen me influenca të ndryshme estetike në Kosovë në mënyrë që të prezantojnë diçka universalisht unike.
Ky projekt i ri është një përpjekje e vijueshme për të sjellë të njejtën praktikë dizajni në vend, është një hulumtim i vijueshëm që parasheh të njejtat parime të strukturave estetikës të parapara në një formë të materializueshme dhe të veshshme. Kjo shfaqje do të prezantohet më 8 tetor në ndërtesën e Rilindjes si pjesë e programit të Redo Design Conference, që mbështetet nga Manifesta 14 Prishtina.