Event

25.10.2022 17.00-18.30

Wheelchair Accessible, WC Available

Qendra për Praktikë Rrëfyese

Promovimi i librit “Kinematë e humbura të Mitrovicës” me Melihate Qena, Sadedin Prekazi, Merishahe Syla dhe Nora Prekazi. Në bashkëpunim me 7Arte.

Biografia e shkurtër

Nora Prekazi, e lindur në Mitrovicë (1986) ka diplomuar në Fakultetin e Etologjisë në kuadër të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ajo ka përfunduar studimet Master për Etnologji në Institutin e Antropologjisë dhe Studimeve të Artit në Tiranë, Shqipëri. Ajo ishte gjithashtu studiuese e shkurtër e studimeve të Muzeologjisë në Programin e Diplomuar në Ruajtjen Historike në Shkollës së Dizajnit,  në Universitetin e Pensilvanisë, Filadelfia SHBA. Zonja Prekazi Hoti ka mbi 10 vite punë si kuratore etnologjisë  në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës, si dhe është themeluese dhe udhëheqëse e Fondacionit Dhemetra në Mitrovicë, si dhe Drejtoreshë e Festivalit të Letërsisë Zana në Mitrovicë. Nora është gjithashtu një aktiviste shoqërore dhe poete.

Rreth Projektit

“Kinematë e humbura të Mitrovicës” është projekti  që trajton të kaluarën e veprimtarisë kinematografike në qytetin e Mitrovicës, në kuadër të cilit janë mbledhur kujtimet e 25 personave të cilët kanë qenë të lidhur drejtpërdrejt apo tërthorazi me kinemanë e filmin në qytet përgjatë gjashtë dekadave të kaluara. Krahas mbledhjes së materialeve narrative , janë siguruar edhe materiale faktike si: fotografi, dokumente, dhe posterë nga institucione si: Arkivi Komunal, Arkivi i Komunës së Mitrovicës, Bibliotekës së qyetit “Latif Berisha” si dhe Muzeu i Qytetit të Mitrovicës. Krejt në fund është realizuar një një video instalacion në kujtim të kinemave të dikurshme të Mitrovicës.

 

Promovim libri: Kinematë e humbura të Mitrovicës- Kujtime

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në promovimin e librit “Kinematë e humbura të Mitrovicës” të martën me 25 tetor në ora 17:00 në ish bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, një libër ky i cili ka përmbledhur 25 rrëfime personale të qytetarëve mitrovicas. Ejani dhe njihuni më për së afërmi me disa nga rrëfimtarët që kontribuan në këtë libër, si dhe me të kaluarën e bujshme të jetës kulturore në qytetin e Mitrovicës.

Të ftuar nderi në panelin diskutues: znj. Melihate Qena, z. Sadedin Prekazi, moderatore Merishahe Syla, dhe autorja e librit Nora Prekazi.

Ky projekt është mbështetur nga MKRS, në kuadër të thirrjes për projekte individuale.

 

Screening

Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese

01 → 30.10.2022 10.00-16.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Panel diskutimi mbi spekulimin

28.10.2022 18.00-20.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley

29.10.2022 00.00-14.30
Qendra për Praktikë Rrëfyese