Mbrëmje poetike me Ervina Halilin dhe Astrit Stafain në instrumentin Ud
Është kënaqësi t’ju ftojmë në këtë mbrëmje poetike me poeten Ervina Halili dhe me instrumentistin në Ud, Astrit Stafai.
Ervina Halili ka kujtime të vyera në ish-bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, e kjo mbrëmje do të nisë me leximin e disa poezive që autorja I ka skruar si pjesë e Klubit të Shkrimtarëve të Rinj që solli dhe krijimin e Klubit Letrar OAZA, në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”. Ky rikthim e sjell Ervinën në kohën e adoleshencës së saj dhe do të vijojë me leximin e një serie poezish të përzgjedhura nga publikimet dhe punët e saj të mëvonshme.
Më shumë rreth autores:
Ervina Halili (lindur më 1986) është një poete surrealiste nga Kosova. Një fëmijë i luftrave të Jugosllavisë, në vitet ‘90 ajo shkroi poezinë e saj të parë “Turma 97” në moshën 11 vjeçare në mesin e trazirave politike dhe protestave masive në të cilat studentë e profesorë kërkonin rivendosjen e gjuhës shqipe në sistemin e edukimit, në një kohë të shtypjes në rritje nga ana e regjimit.
Libri i saj i tretë “Amuletë”, i ndjekur nga Vinidra (2004) dhe Trëndafili I Heshtjes në 2008 me të cilin mori çmimin prestigjioz cmimin letrar “Ali Podrimja” si puna më e mirë poetike në vitin 2015. Ervina është themeluese e arkivit/muzeut virtual që paraqet kontributet e gazetarëve në gazetën shqiptare të Kosovës me shumë ndikim “Rilindja” (1945-1991).
Ajo ka qenë shkrimtare në rezidencë në institucione të ndryshme në Evropë, më së fundi në Landi&Gyr në Zvicër dhe Q21/MuseumQuartier në Vienë. Libri i saj “Gjumi i Oktapodit” u përkthye në gjuhën gjermane në një edicion dygjuhësh dhe libri i saj më I fundit “Nuk janë sytë e mi” u botua në vitin 2022 në Tiranë.
Më shumë rreth muzikantit:
Astrit Stafai (1980, Prishtinë) Karrierën e filloi qysh në moshën 5 vjeçare, ku filloi të luajë në instrumentin tradicional – çiftelia, dhe vazhdoi me piano dhe kitarë. Stafai filloi të shfaqte interes për kulturat botërore dhe instrumentet muzikore dhe që në moshën 17-vjeçare iu bashkua grupeve të ndryshme muzikore dhe në të njëjtën kohë mori mësime nga muzikantë me përvojë, të cilat e ndihmuan të krijonte praktikën e tij unike artistike. Studimet e tij për pedagogji të përgjithshme të muzikës i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë dhe aktualisht është në studimet e magjistraturës. Ai është një muzikant eksperimental, kitarist dhe multi-instrumentalist. Ka marrë pjesë në punëtori muzikore në Francë, Angli, Maqedoni. Ndonëse është më i fokusuar në zhanrin Etno World Music, e gjejmë gjithmonë në projekte dhe koncerte të ndryshm muzikore, rajonale dhe ndërkombëtare. Stafai është paraqitur në projekte dhe albume të shumta në industri, përmes të cilave prezanton teknika të ndryshme. Aktualisht punon si profesor në Shkollën e Mesme të Muzikës në Gjakovë dhe profesor i Katarës dhe trajner grupi në shkollën Rock në Mitrovicë, është gjithashtu anëtar i orkestrës në emisionin e njohur televiziv në Kosovë – OXYGEN dhe është shpërblyer. disa çmime si Fringe First-Skotland, London për muzikë teatrore, The Harolds dhe The London Time Out.
Screening
Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese
01
→
30.10.2022 10.00-16.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese
Event
Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley
29.10.2022 00.00-14.30
● Qendra për Praktikë Rrëfyese