Event

12.08.2022 10.30-12.00
Korridori i Gjelbër

Panel diskutimi organizuar nga UN Habitat: Dizajni i hapësirave publike – sfida të mëdha për mirëmbajtje.

Green Corridor , 2022, © CRA - Carlo Ratti Associati. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev

Ndërsa projektohen projekte për hapësirat publike, komunat gjithmonë përpiqen të ofrojnë zgjidhje sa më të mira e me dizajne sa më tërheqëse. Sidoqoftë, në fazën e implementimit, komunat përballen me sfidën e mirëmbatjes së këtyre hapësirave.

Mungesa e kapitalit njerëzor, mjeteve teknologjike moderne e mbi të gjitha të buxhetit për mirëmbajtje, ndikon menjëherë në cilësinë e hapësirave publike. Në fund, këto hapësira rrezikojnë të mos përdoren më si hapësira publike.

Paneli do të diskutojë mbi sfidat me të cilat përballen instituciont vendore dhe kompanitë publike, rolin e komunitetit në mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe rolin e organizatave jofitimprurëse në rritjen e vetëdijësimit për të mbajtur këto hapësira publike të sigurta dhe të mirëmbajtura.

Event

Panel diskutim organizuar nga UN Habitat: Hapësira, angazhimi dhe mbështetja për të rinjtë në Kosovë

11.08.2022 09.30-11.30
Korridori i Gjelbër

Event

Baresha – The Tarot Reader

20 → 24.07.2022 19.00-23.00
Korridori i Gjelbër

Urban Interventions

Green Corridor

22.07 → 30.10.2022 10.00-00.00
Korridori i Gjelbër