Artistic Intervention

22.07 → 30.10.2022

WC Available

Muzeu i Kosovës

participants

Sahej Rahal

Ndërhyrje artistike – Sahej Rahal

Final Forest, 2021, © Sahej Rahal. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev
Final Forest, 2021, © Sahej Rahal. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev
Final Forest, 2021, © Sahej Rahal. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev

Sahej Rahal është pikë së pari tregimtar. Ai ndërton botë mitologjike duke u mbështetur në burime të marra që nga folklori, filozofia dhe arkeologjia e deri në trilli shkencor.

Këto botë shqyrtojnë të tashmen ndërmjet kufijve të reales dhe të imagjinuarës. I konceptuar për Muzeun e Kosovës, instalacioni i Rahalit, Final Forest[Pylli Përfundimtar], thur kundërmitologji kundër metafizikës përjashtuese të sistemit indian të kastës. Në të njëjtën kohë, ai imagjinon rrugëdaljet drejt një shumëllojshmërie të të ardhmeve të mundshme.

Duke përmbledhur video, skulptura, vizatime dhe programe të inteligjencës artificiale, tregimtaria e artistit ndërlidhet me narrativat e muzeut për civilizimin neolitik dhe rezistencën militante. Këtu, në ndërfaqen e të kaluarës dhe të ardhmes, Rahal orkestron një terren provë për bashkëjetesat dhe lidhjet midis formave njerëzore dhe jashtë-njerëzore të të menduarit dhe të qenit, inskenuar në kufijtë e mitit, makinës, mendjes dhe kujtesës.  

 

Punimi

Sahej Rahal

Final Forest  

Instalacion; video, me ngjyra, me zë, 9:32 min.; Skulptura e printuar në 3D; vizatime, material  

Komisionuar nga Manifesta 14 Prishtina dhe mbështetur nga Ammodo 

Open Tour

Guida të hapura: Takohemi në Muzeun e Kosovës

28.10.2022 16.00-17.30
Muzeu i Kosovës