Artistic Intervention

22.07 → 30.10.2022

Wheelchair Accessible, WC Available

Grand Hotel Prishtina

Ndërhyrje artistike – Driton Hajredini

SIN, 2004, © Driton Hajredini. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Ka një traditë të gjatë të shqyrtimit të ngjarjeve negative, nga tërmetet te lufta e mërgimi, si përgjigje hyjnore ndaj veprimeve njerëzore. Judaizmi, krishterimi dhe islami, të gjitha i përkufizojnë fatkeqësitë natyrore, politike, sociale e historike si ndëshkime të caktuara nga Zoti për mëkatin. Shkelja e tillë e ligjit hyjnor mund të jetë individuale, kolektive ose edhe strukturore, si fjala vjen, në rastin e racizmit ose të shtypjes ekonomike.

Duke u mbështetur në këtë sistem të lashtë besimi, Driton Hajredini, vetë mysliman, hyri në rrëfyestore katolike më 2004 me pyetjen e flaktë në mendje: çfarë “mëkati” do të kenë bërë shqiptarët e Kosovës që të “dënohen” kështu vazhdimisht? A thua me lindë në Kosovë mund të jetë mëkat i mjaftueshëm për ta merituar përjashtimin nga Bashkimi Evropian dhe kufizimin e lëvizjes?

Dhe si mund të shlyhet ky mëkat, si mund të qetësohet Zoti? Pas tetëmbëdhjetë vjetësh, me situatën politike të pandryshuar, Hajredini gjendet sërish në rrëfyestore – në të njëjtin terren teologjik të trazuar dhe në të njëjtin narrativ qarkor klaustrofobik. Dalje nuk ka. 

Works

Driton Hajredini
SIN
2004

Video, colour, sound, 7.27 min

Courtesy of the artist    

Driton Hajredini
SIN 2 - Dialogue in the Dark
2022

Video, colour, sound, 9.17 min

Commissioned by Manifesta 14 Prishtina

Exhibition

Abi Shehu & Gerta Xhaferaj “Nekrografi”

13.09.2022 10.00-20.00
Grand Hotel Prishtina

Open Tour

Guida të hapura: Takohemi në Grand Hotel Prishtina!

25.10.2022 10.00-11.30
Grand Hotel Prishtina

Workshop

Punëtoria “Zhvillimi i aftësive të tregimit përmes artit dhe teknologjisë”

11.08.2022 09.30-12.30
Grand Hotel Prishtina