Workshop

14.08.2022 13.00-17.00

Wheelchair Accessible, WC Available

Qendra për Praktikë Rrëfyese

Kaltrina Berisha: StopMotion Animation 101

Kaltrina Berisha do të organizojë një punëtori për Animimin Stop Motion për fëmijë deri në moshën 14 veçare.

Stop motion është një prej teknikave më të vjetra të animimit, që daton në vitin 1898. Në këtë model animimi, përdoren objekte të përditshme që gjenden kudo rreth nesh si përshembull, figurina, lodra, fruta apo ushqime të ndryshme, gjë që e bën këtë proces shumë të lehtë e praktik.

Gjithashtu, në ditët tona, mund të zhvillojmë këtë teknikë të stop motion kudo që jemi, mjafton të kemi një aparat celular. Qoftë për argëtim apo për qëllime të tjera, animimi stop motion është i lehtë për t’u zhvilluar dhe i qasshëm për secilën moshë.

Duke marrë parasysh rëndësinë e përdorimit të rrjeteve sociale, animacioni është popullarizuar mjaftueshëm në shoqërinë tonë dhe është kthyer në një medium të rëndësishëm komunikimi si për qëllime persoanle apo profesionale. Gjithashtu, kjo përmbajtje përkap vëmendjen menjëherë dhe lehtëson angazhimin që krijohet prej kësaj teknike të pasur të animimit.

Kaltrina do t’ju udhëzojë në këtë proces hap pas hapi, për të mësuar në më detaje këtë praktikë të animimit.

Screening

Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese

01 → 30.10.2022 10.00-16.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Panel diskutimi mbi spekulimin

28.10.2022 18.00-20.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley

29.10.2022 00.00-14.30
Qendra për Praktikë Rrëfyese