participants
Alicja RogalskaKëshillim ligjor falas në hapësirën e Manifesta 14 Prishtina – Banesa
Këshillim falas ligjor për gra dhe vajza në Kosovë në Banesë
(Hapësirë e Manifesta 14, numri 23 në hartë) Rruga “Shaip Spahia”, Apt. Nr. 2, 10000 Prishtinë, Kosovë
Çdo të hënë nga 1 gusht deri më 30 tetor 2022, ora 12:00-18:00
Çdo grua, apo personat që identifikohen si të tillë, janë të mirëpritur për të përdorur këto shërbime këshilluese pa pagesë, thjesht duke u paraqitur në banesë. Nuk ka nevojë për regjistrim. Privatësia dhe anonimiteti janë të garantuara. Secila nga këshillueset ka vite eksperiencë në fushën ligjore të këshillimit dhe gjithashtu ekziston mundësia për referim në specialistë në organizata përkatëse mbështetëse.
Shihni agjendën për më shumë detaje:
03.10.2022
Topic: Këshillim ligjor
Arrita Rezniqi, menaxhere e programeve në Institutin për Drejtësi të Kosovës dhe koordinatore e Qendrës për Këshillim Falas Ligjor të IDK.
Mbi projektin Sister Flats [Banesat Motra]
Radhët e shtëpive identike janë pamje e zakonshme në Kosovë. Të njohura si “shtëpitë e vëllezërve”, ato dëshmojnë forcën e lidhjeve familjare dhe barazinë e solidaritetin performativ – midis burrave. Motrat rrallë përfshihen në këtë praktikë ose në trashëgiminë familjare, duke siguruar kështu varësinë financiare nga baballarët, vëllezërit, bashkëshortët dhe bijtë.
Sister Flats [Banesat Motra] na fton të imagjinojmë se si gjërat mund të ishin ndryshe, si pasuria dhe pushteti mund të shpërndahen drejt, dhe strukturat e shtypjes të shpërbëhen. I zhvilluar në dialog me aktivistet feministe kosovare, projekti i Alicja Rogalska-s propozon motërzimin si pikënisje.
Duke marrë hua nga teatri imersiv, dhomat e arratisjes dhe muzetë etnografikë, artistja e vë kërkimin brenda sferës familjare. Vend i shumë shtypjeve gjinore, ai mund të mbajë brenda edhe çelësin e emancipimit. Të hënave, kur hapësira do të jetë e mbyllur për publikun, ajo do të përdoret për sesione këshillimi ligjor për gratë vendase.
Rreth këshillueseve:
Xhulieta Devolli, Xhulieta Devolli, menaxhere e lartë e projekteve dhe konsulente për dhunën me bazë gjinore në Rrjetin e Organizatës së Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në Kosovë – RROGRAEK, ish- këshilltare kombëtare për të drejtat e grave, fëmijëve dhe pika qendrore gjinore në Departamentin për të Drejta të Njeriut në OSCE Mission në Kosovë.
Leonida Molliqaj, menaxhere projekti, themeluese dhe drejtuese e QIKA. Më parë ajo ka punuar si gazetare investigative. Puna e saj fokusohet në pabarazinë gjinore, korrupsionin dhe çështjet sociale. Ajo ka eksperiencë mbi 7-vjeçare në mbledhjen, rendimin dhe analizën e të dhënave në këto çështje të cilat janë përdorur për disa platforma për të dhëna të hapura.
Riola Morina, hulumtuese te QIKA. Ajo është studente e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin e Prishtinës e gjithashtu studion Shkenca Politike në UBT. Ajo ka ekspertizë në koordinim të projekteve pasi ka punuar në Zyrën për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve në Kamenicë. Interesat kryesorë të saj janë të fokusuar në të drejtat e njeriut dhe çështjet sociale.
Iliriana Jaka Gashi është mjeke e diplomuar në nivelin master në Menaxhim të Shëndetit në Universitetit të Lozanës në Zvicër dhe mban rolin si Drejtore Ekzekutive e Kosova- Women 4 Women (K-W4W). Momentalisht ajo mban pozicione në borde të dy organizatave: Organizata e Rrjetit të Grave Roma, Ashkali dhe Egjiptiane të Kosovës (RROGRAEK) dhe në Platformën CiviKos dhe është anëtare e Klubit Ndërkombëtar Soroptimis në Prishtinë.
Arrita Rezniqi, menaxhere e programit në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe koordinatore e Qendrës për Mbështetje Falas Ligjore e IKD. Ajo drejton ekipin e avokatëve të cilët ofrojnë këshillim ligjor falas për grupe e rrezikuara në Kosovë në raste krimi, civile, administrative dhe rastet e kundërvajtjes në mënyrë që t’u ofrojnë mundësi të barabarta atyre pavarësisht aksesit që kanë ndaj drejtësisë. Në të njëjtën kohë Arrita drejton Programin e Edukimit në IKD, ku shumë avokatë të rinj trajnohen dhe ndjekin Programin Klinik Ligjor.
Rreth artistes:
Alicja Rogalska është artiste ndërdisiplinore me bazë në Berlin dhe Londër dhe punon ndërkombëtarisht. Ajo krijuan situata që nxisin bashkëpunimin, proceset dhe veprimet, e kësisoj kjo veprimtari e përkufizon praktikën e saj artistike.
Praktika e saj drejtohet prej hulumtimit dhe fokusohet në strukturat shoqërore dhe në nëntekstin politik të së përditshmes. Ajo punon kryesisht në kontekste specifike duke ndërtuar ngjarje, performanca, video dhe instalacione në bashkëpunim me njërëzit për të kërkuar kolektivisht për ide emancipuese për të ardhmen.
Punimi i Rogalskas për Manifesta 14 Prishtina është komisionuar dhe bashkëprodhuar prej Urbane Künste Ruhr dhe Manifesta 14.
Event
Diskutim mbi dhunën ekonomike me Arrita Rezniqin dhe Xhulieta Devollin në moderimin e Lendita Idrizit
04.10.2022 18.00-20.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese