Një hyrje e shkurtër në shtypjen rizografike me studentët e Akademisë së Arteve të Estonisë, MA në Dizajn Grafik
Një punëtori njohëse në përdorimin e rizografit: një kopjues i shtypit që shpesh ndërlidhet me vetëbotimin, bërjen e zineve dhe në prodhimin e librave të pavarur artistik. Në këtë sesion pjesëmarrësit do të mësojnë për funksionet bazike të makinerisë: prej përgatitjes së materialeve për shtyp në dy ngjyra e duke e përmbledhur me praktikat më të mira të përdorimit dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme.
Punëtoria do të mbahet prej studentëve të tanishëm të nivelit MA në programin e Dizajnit Grafik të Akademisë së Arteve të Estonisë: Alexandra Margetic, Andrew Beltran, and Carlo Canún.
Bio:
Niveli Master i Arteve në Dizajn Grafik në Akademinë e Arteve të Estonisë (EKA GD MA) është një program dy vjeçar me bazë në Talin, i hapur më 2020. Ky program parasheh një pamje më të gjërë të dizajnit grafik duke e parë atë si një mënyrë e të bërit të gjërave publike. Kjo ide është e mbështetur duke sjellë mundësi për studentët të punojnë me modele moderne dhe tradicionale të dizajnit grafik – libra, uebsajte, postera, tipografi, video – por gjithashtu për të publikuar tekste, për të organizuar ekspozita, për të mbajtur ligjërata, për të ligjëruar në punëtori dhe për të definuar në kontekste të ndryshme të shkëmbimit përgjatë studimeve të tyre.
Screening
Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese
01
→
30.10.2022 10.00-16.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese
Event
Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley
29.10.2022 00.00-14.30
● Qendra për Praktikë Rrëfyese