Termi ndërmjetësues arti i referohet procesit të përvetësimit ose negocimit të njohurisë në kontekstin artistik duke përfshirë krijime artistike, institucione, kontekstin social dhe njerëzit që takohen në këtë kontekste.

Ndërmjetësimi kulturor dhe artistik bazohet në shkëmbimin dhe reagimin kreative dhe sugjeron njohjen e ekspertizës së secilit person në kulturën dhe përvojën e tij. Kjo i kundërvihet idesë se edukimit si transferim “objektiv” i njohurive prej një personi më të informuar tek i dyti më pak i informuar. 

Në secilin Qytet Nikoqir, Manifesta eksploron praktikat ekzistuese dhe historitë në fushat e ndërmjetësimit kulturor, prodhimit të njohurisë dhe edukimit duke imagjinuar qasje të mundshme së bashku me ekipin vendas të ndërmjetësve. Si pjesë e ekipit të Edukimit të bienales, ata lehtësojnë dialogun me audienca të ndryshme të Manifesta 14 përmes guidave, punëtorive dhe diskutimeve mbi projekte artistike dhe ndërhyrje. 

Ekipi i ndërmjetësuesve është grupuar gjysmë-viti para hapjes së bienales për të ndërtuar një bazë njohurish kolektive dhe bashkëzhvilluar qasje të ndryshme ndërmjetësimi. 

Këto sesione mësimi morën formën e Shkollës së Ndërmjetësimit. Fokusi është në eksplorimin dhe reflektimin mbi projektet e Manifesta 14 në kontekstin historik dhe socio-kulturor të Kosovës, e gjithashtu duke i vendosur këto praktika të ndërmjetësimit me sugjerimet e ekspertëve të ndryshëm vendas e ndërkombëtarë. 

Për t’u njohur me ndërmjetësuesit, bashkohuni guidave të Manifesta 14: