Guidat për shkolla do të udhëhiqen nga ndërmjetësuesit e Manifesta 14 Prishtina. Ndërmjetësuesit/et janë pika kryesore në krijimin e dialogut midis programit artistik të bienales dhe audiencës, banorëve të qytetit dhe vizitorëve ndërkombëtarë. Ndërmjetësuesit/et, përgjatë guidave, do të ndajnë dijet e tyre dhe do të bashkëbisedojnë me nxënësit mbi tema të ndryshme rreth veprave/ndërhyrjeve artistike.

Duke iu kundërvënë modelit tradicional të guidave, qasja e ndërmjetësuesve u jep guxim nxënësve të përfshihen në debat dhe diskutim përreth projekteve artistike. Qëllimi i ndërmjetësuesve është të krijojnë hapësirë për pyetje, përgjigje dhe diskutim të larmishëm në mënyrë që perceptimet e grupit të mund të zhvillohen përtej kuptimit të përgjithshëm e bazik të veprave artistike.

Guidat për nxënës do të ofrohen falas nga 1 shtatori deri më 30 tetor 2022.

Manifesta 14 Prishtina do të ofroj 2 Guida të ndërmjetësuara për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme:

  • Takohemi në Grand Hotel Prishtina

Kjo guidë përfshinë ndërhyrje artistike nga artistë lokal dhe ndërkombëtarë të pozicionuara në Grand Hotel dhe Sheshin Zahir Pajaziti.

Këtu mund të lexoni më shumë rreth kësaj guide.

  • Takohemi në Bibliotekën Kombëtare

Kjo guidë përfshinë intervenime artistike nga artistë lokal dhe ndërkombëtarë në Kampusin Universitar të Prishtinës që përfshinë Bibliotekën Kombëtare, Galerinë Kombëtare, Fakultetin e Filozofisë dhe Fakultetin e Arteve.

Këtu mund të lexoni më shumë rreth kësaj guide.

 

Informata të rëndësishme:

  • Një Guidë zgjatë rreth 90 minuta dhe përfshin 60 minuta guidë të ndërmjetësuar dhe 30 minuta aktivitet me nxënës
  • Një klasë me 30 nxënës ndahet në dy grupe dhe 2 mësues/e duhet të jenë përgjegjës/e për të dy grupet. Ju lutem, shënoni në pyetësor të dhënat e të dy mësueseve përgjegjës.
  • Guidat mund të ofrohen në gjuhën shqipe, serbe, kroate, turke, gjermane dhe italiane

Për shkak të numrit të lartë të kërkesave, ne ju rekomandojmë që të planifikoni guidat tuaja së paku 7 ditë më herët. Ju lutemi të qëndroni në kontakt në këtë adresë nëse keni pyetje të tjera: engage@manifesta.org

Rezervo Guidën tënde!