participants
Uýra SodomaPerformancë – Uýra Sodoma
Sikur në Prishtinë e në gjithë ato vende të tjera anembanë botës, në qytetin brazilian Manaus lumenjtë janë zhdukur. Për t’i hapë rrugë tregtisë, sidomos tregtisë së gomës, këto rrugë ujore të lashta janë shndërruar në rrugë veturash – me efekt shkatërrimtar mbi mjedisin dhe njerëzit që andej jetojnë.
Me qindra janë prerë gjatë ndërtimit. Duke mishëruar një “pemë që ecën”, Uýra Sodoma sjell rimëkëmbjen e lumenjve, pjellorinë e tokës dhe diversitetin e pasur të jetës së bimëve. Uýra është alter-egoja e Emersonit, një biologu, ekologu, edukatori dhe artisti indigjen jobinar. Si figurë hibride njëherësh arkaike dhe futuriste, ata punon nëpër media të shumta duke përfshirë performancën, fotografinë, instalimin, leksionet dhe klasat.
Përballja me racizmin dhe transfobinë është për ta po aq e rëndësishme sa edhe arsimimi mjedisor. Ndërsa fotografitë performuese në Retomadea eksplorojnë rimëkëmbjen bimore e shpirtërore të vendeve të braktisura, instalacioni Malhadeira riimagjinon rrjetit hidrografik të Manausit, ende të zhytur poshtë rrugëve e shëtitoreve. Uýra e konsideron secilin si denoncim dhe manifestim të hapur politik.
Uýra Sodoma do të mbajë një performancë në sheshin “Zahir Pajaziti” prej orës 12:00-13:00 të shtunën më 23 korrik.
Artistic Intervention
Ndërhyrje artistike – Ilir Dalipi
22.07
→
30.10.2022 00.00
● Sheshi "Zahir Pajaziti"
Artistic Intervention
Ndërhyrje artistike – Susan Phillipsz and Radio International Collective
22.07
→
30.10.2022 00.00
● Sheshi "Zahir Pajaziti"