Workshop

19 → 22.07.2022 10.00-16.00

Wheelchair Accessible, WC Available

Qendra për Praktikë Rrëfyese

Punëtori për vetëbotim me An Onghena

Radicaal Riso. © Mathias Hannes

Një punëtori rizografike e fokuar në rastësitë e bukura që ndodhin gjatë printimit dhe krijimit të një libri artistik. Pjesëmarrësit janë të ftuar të njihen më nga afër me botën e rizografisë dhe bërjes së librit. Ky proces nis me shpjegime për makinën e rizografisë, historinë dhe prapavijën e saj duke u ndjekur me disa orë eksperimentimi. Më tej, kjo punëtori do të fokusohet në publikimet artistike dhe në librin si objekt, ku artistët përdorin formën e librit si bazë materiale për të prodhuar një punë të re, me imazhe, vizatime, tekst e ndoshta me risi të tjera të papritura.

Punëtoria drejtohet nga An Onghena nga kabinet.studio që së bashku me Freya Clijmans e drejtojnë këtë studio krijuese në Antuerp. Ata fokusohen në shtypjen rizografike dhe në dizajnin grafik me shumë zell për ndjesinë fizike të të prekurit e letrës dhe kombinimet e ngjyrave.

Numri i pjesëmarrësve: 15

Mund të regjistroni për të marrë pjesë në punëtori sipas rregullit: kush regjistrohet i/e pari/ pritet i/e pari/a. Rezervoni vendin tuaj duke dërguar një email në me emrin m14cfnp@manifesta.org e profesionit tuaj dhe punëtorinë për të cilën jeni të interesuar. Subjekti duhet të përmbajë [emrin e punëtorisë] + regjistrim.

Mosha e rekomanduar për punëtoritë: 16+

Të gjitha punëtoritë do të mbahen në gjuhën angleze.

Screening

Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese

01 → 30.10.2022 10.00-16.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Panel diskutimi mbi spekulimin

28.10.2022 18.00-20.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley

29.10.2022 00.00-14.30
Qendra për Praktikë Rrëfyese