participants
Christian NyampetaNdërhyrje artistike – Christian Nyampeta
Christian Nyampeta prezanton Sometimes It Was Beautiful [Ndonjëherë ishte bukur] në kinemanë e braktisur Kino Rinia. Një vend kulturor fantazmë, mezi i shpëtuar nga shndërrimi në supermarket, ai mbahet mend si vendi që solli filma aksion dhe romanca holivudiane në Prishtinë.
Puna e Nyampeta-s u frymëzua nga ideja e shkrimtarit dhe regjisorit senegalez të filmit Ousmane Sembène për kinemanë si vend i të mësuarit kolektiv dhe mjet për ndërhyrjen sociale.
Në film, një grumbull i pagjasshëm i njerëzve – midis tyre politikanët Yasser Arafat dhe Winnie Mandela, teoricieni postkolonial Leela Gandhi, dramaturgu Wole Soyinka dhe kineasti Andrei Tarkovsky – ndjekin dhe kritikojnë një film tjetër: dokumentarin I fetischmannens spår (Në gjurmët e doktorit të shtrigave), xhiruar nga regjisori suedez Sven Nykvist në Kongo më 1949.
Ndërmjetkoha midis ekranizimit njëorësh të filmit paraqet pjesë nga traileri i artistit për veprën e tij të ardhshme, Lovers in a Dangerous Spacetime [Të dashuruarit në një kohë-hapësirë të rrezikshme]. Ulëset e kinemasë janë siguruar nga shumë njerëz të ndryshëm në Prishtinë. Secila ulëse sjell historinë e vet në takim.
Punimi
Christian Nyampeta
Sometimes It Was Beautiful
2018
Video, me ngjyra, me zë, 37:34 min.; instalacion
Mundësuar falë artistit
Komisionuar nga Tensta konsthall dhe mbështetur nga Fondi Mondriaan
Christian Nyampeta
A Long Trailer for a Film about Lovers in a Dangerous Spacetime
2021-2024
Video, kohëzgjatje të ndryshme (Edicioni i Manifesta 14 Prishtina: 12 min.)
Mundësuar falë artistit
Christian Nyampeta
A Communion of Spirit
2016 – vijon
Një përmbledhje karrigesh prej banorëve të Prishtinës dhe komuniteteve të ndryshme
Dimensione të ndryshme
Komisionuar nga Manifesta 14 Prishtina dhe mbështetet nga Fondi Mondriaan