Artistic Intervention

22.07 → 30.10.2022

Wheelchair Accessible, WC Available

Grand Hotel Prishtina

participants

Ilir Dalipi

Ndërhyrje artistike – Ilir Dalipi

Objectification of senses, 2022, © Ilir Dalipi Photo © Manifesta 14 Prishtina Majlinda Hoxha
Objectification of senses , 2022, © Ilir Dalipi Photo © Manifesta 14 Prishtina Majlinda Hoxha
Objectification of senses , 2022, © Ilir Dalipi Photo © Manifesta 14 Prishtina Majlinda Hoxha

Kiosku modular K67 u projektua nga arkitekti slloven Saša J. Mächtig. Ai u tregtua nga fundi i viteve 1960 e tutje si “pikëtakimi i duhur”.

Popullariteti i tij shtrihet në gjithë Evropën lindore e qendrore, e deri në Nju Jork, ku është pjesë e koleksionit të Muzeut të Artit Modern. I gdhendur në kujtesën kulturore, modeli i dikurshëm i kudondodhur është bërë pamje e rrallë në rrugët e Prishtinës.

Për ta ndalur valën e çrrënjosjes dhe zhdukjes, Ilir Dalipi ka restauruar dhe ripërshtatur njërin nga kioskat e fundit të mbetur në qytet. I ndikuar nga urbanizmi taktik, i cili propozon zgjidhje të shpejta dhe në shkallë të vogël për probleme më të mëdha, arkitekti dhe urbanisti kërkon të frymëzojë të tjerët t’ia ndjekin shembullin.

Gjatë Manifesta 14 në Prishtinë, K67 do të mirëpresë Radio International, një ndërhyrje nga artistja e zërit Susan Philipsz në bashkëpunim me një kolektiv studentësh nga Kosova dhe vende të tjera. Më pas, Dalipi synon që kiosku të bëhet muze për objekte të tjera të dizajnit të përditshëm, të shpëtuara ngjashëm nga harresa.   

Ilir Dalipi

Objectification of senses   

2022

Kioska e restauruar K67

Mundësuar falë artistit

Exhibition

Abi Shehu & Gerta Xhaferaj “Nekrografi”

13.09.2022 10.00-20.00
Grand Hotel Prishtina

Open Tour

Guida të hapura: Takohemi në Grand Hotel Prishtina!

25.10.2022 10.00-11.30
Grand Hotel Prishtina

Workshop

Punëtoria “Zhvillimi i aftësive të tregimit përmes artit dhe teknologjisë”

11.08.2022 09.30-12.30
Grand Hotel Prishtina