Artistic Intervention
Wheelchair Accessible, WC Available
• Grand Hotel PrishtinaNdërhyrje artistike – Driant Zeneli
Tri ndërtesa brutaliste ikonike janë lokacioni për Trilogjinë Kafshët të Driant Zenelit. Na ishte njëherë… në kohën e tashme: Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Prishtinë, Piramida e Tiranës dhe Posta në Shkup. Duke hetuar atë që ka mbetur nga arkitekturat utopike, secili film i trilogjisë bazohet në fabulën e vet në përpjekje për të krijuar imagjinata të reja.
Të portretizuar nga versione futuriste e robotike të vetvetes, protagonistët e kafshëve ndeshen secili me nga një antagonist të vështirë: peshku fluturues përballet me një peshkaqen, pilivesa me një oktapod dhe xixëllonja me një gjarpër. Si krijesat ashtu edhe rrëfimet e tyre janë zhvilluar në një proces bashkëpunues që është pjesë përbërëse e praktikës së artistit.
Në pjesën e parë, ai punoi me fëmijët; në pjesën e dytë, me një ish të burgosur; në pjesën e tretë me studentë të inxhinierisë. E përbashkët për secilën fabul të re është figura e ikjes – si mënyrë shpëtimi, qoftë nga shtypja, izolimi ose kurthimi, dhe si mjet metamorfoze e fuqizimi.
Punime - Driant Zeneli
The Animals. Once upon a time ... in the present time
(Trilogji) 2019–2022
No wise fish would escape without flying
2019
Video, me ngjyra, me zë, 7:10 min.
Mundësuar nga Koleksioni Seven Gravity
Punime - Driant Zeneli
How deep can a dragonfly swim under the ocean?
2021
Video, me ngjyra, me zë, 11:23 min
Mundësuar falë artistit
The firefly keeps falling and the snake keeps growing
2022
Video, me ngjyra, me zë, 11:15 min.
Komisionuar nga Manifesta 14 Prishtina dhe prodhuar nga fondacioni In Between Art Film
Open Tour
Guida të hapura: Takohemi në Grand Hotel Prishtina!
25.10.2022 10.00-11.30
● Grand Hotel Prishtina
Workshop
Punëtoria “Zhvillimi i aftësive të tregimit përmes artit dhe teknologjisë”
11.08.2022 09.30-12.30
● Grand Hotel Prishtina