Selma Selman

1991, BA Website
Mercedes Matrix, 2019, © Selma Selman. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Çështjet e punës dhe ekonomisë janë në qendër të kësaj vepre dhe veprave të tjera performative të Selma Selmanit. Sidomos riciklimi i metalit skrap luan rol qendror në praktikën e saj për aq sa familja e saj është mbështetur kësisoj për breza të tërë. Në disa shfaqje, ajo shkatërron mallrat metalike, qofshin fshesa me korrent ose rrobalarëse, për t’i marrë pjesët e vlefshme. Në Mercedes Matrix, Selmanit i bashkohen anëtarët e familjes në shpërbërjen e një Mercedesi, simbol ky i pasurisë dhe statusit në gjithë Ballkanin dhe madje në pjesën më të madhe të globit. Kështu ajo transformon biznesin e tyre të përditshëm në punë artistike, duke shtuar vlerën e tij simbolike në proces. Këtu dhe gjetiu në praktikën e saj, Selman shqyrton kompleksitetet e shtypjeve që përjetojnë romët brenda kuadrit të asaj që ajo e quan “Interseksionalizëm superpozicional”. Kjo është një lëvizje e themeluar dhe e udhëhequr nga artistja për të sintetizuar përpjekjet e njerëzve dhe grupeve anembanë planetit që duhet t’u rezistojnë formave të shumta të mbivendosura dhe të kryqëzuara të diskriminimit.

Selma Selman (1991, BA) është artiste dhe aktiviste. Praktika e saj artistike është shumëdisiplinore dhe përfshin pikturën, instalacionin dhe performancën. Puna e saj është një ndërthurje mes sensitivitetit, vrazhdësisë dhe gjestikulacioneve ironike të cilat shpërfaqin atribute të identitetit, pritshmëritë nga rolet dhe stereotipet. Kësisoj, trupi dhe identiteti i saj kthehen në një medium për të shqiptuar rezistencën politike dhe fuqizimin feminist.

Duke përdorur në mënyrë të përsëritur motivin e metalit për skrap ( si duke e mbledhur dhe duke e ricikluar), Selman ngre pyetje mbi mënyrën se si shoqëria i vendos vlera objekteve materiale, punës dhe mënyrës se si lidhemi me to. Duke patur lidhje personale me metalin që prej fëmijërisë, puna e saj është një përzierjeve i përshtypjeve të jetës së përditshme, historisë së artit dhe gjuhës së folur.

Përmes performancës, Selman shpërfaq lidhjen me të gjitha qeniet, duke komunikuar me audienca të tipeve të ndryshme. Si përmes pikturës dhe praktikës së performancës artistike ajo inkurajon rivlerësimin se çfarë paramendohet të jetë e pandryshueshme, e pamundur apo e panegociueshme duke vënë fokusin në natyrën fluide dhe gati ëndërrimtare të realitetit në të cilin jetojmë.

Punimet

Selma Selman
Mercedes Matrix  
2019 

Video performancë, 10 min.  

Mundësuar falë artistes dhe e mundësuar nga Festivali i Krasit (Kultur Crash Festival) 

Permanent

Artistic Intervention

Good as Hell: Voicing Resistance

01.01 1970 → 30.10.2022 00.00
Galeria Kombëtare e Kosovës