MM Magazine – bisedë mes Shkëlzen Maliqi dhe Anton Berishaj
Bashkohuni në bashkëbisedimin rreth revistave të pavarura MM me Shkelzen Maliqi and Anton Berishaj.
Në vitet ’90 të shekullit XX në Kosovë kanë vepruar disa botues të pavarur që publikonin revista dhe libra të profilizuara dhe me pretendime që të mbushin zbrazëtirën e krijuar në veprimtarinë botuese në gjuhën shqipe pas ripushtimit të Kosovës nga Serbia dhe ngulfatjes së arsimit, kulturës dhe botimeve në gjuhën shqipe. Ndër projektet botuese më me vlerë ka qenë ai i botimeve MM të Qendrës për Studime Humanistike “Gani Bobi”, në periudhën 1995-2012, me gjithsej 36 publikime (shih listën e plotë në vijim). Sipas kronologjisë një grup intelektualësh (filozofë, letrar etj.) së pari e kanë nisur, në vitin 1995, revistën mikste MM me kryeredaktor Anton Berishajn dhe redaktor përgjegjës Shkëlzen Maliqin.
Qendra për studime humanistike “Gani Bobi” është themeluar në vitin 1996, fillimisht si pjesë e programit të veçantë të zyrës së Fondacionit për Shoqërti të Hapur në Prishtinë (Fondacion i filantropit amerikan Georg Soros), pastaj është pavarësuar dhe nga viti 1998 e ka marr përsëpër botimin e revistës MM si dhe të librave të veçantë.
Në vitet ‘90 serinë e parë të revistës MM dhe disa libra i ka ndihmuar, pos fondeve të huaja (SIDA e Suedisë, Fondacioni Soros), edhe shtëpia botuese “Dukagjini”.
Pas luftës projeket botuese të Qendrës Gani Bobi MM nuk kanë pas më financim të rregullt, prandaj revista është botuar vetëm me dy seri. Përpjekjet që botimet MM të përkrahen nga institucionet e Kosovës nuk kanë pas sukses.
Screening
Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese
01
→
30.10.2022 10.00-16.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese
Event
Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley
29.10.2022 00.00-14.30
● Qendra për Praktikë Rrëfyese